EmailFacebookKontakt

Falënderim për ndihmat

Besimtarët e Dioqezës së Korçës, nëpërmjet Protopresviter Joan Trebickës, falenderojnë Fortlumturinë e Tij, Kryeepiskopin Anastas, për ndihmat ushqimore që dërgoi në zonën e Korçës, të cilat u shpërndanë në datat 7 dhe 15 prill.

Kjo sasi ndihmash, e përbërë prej 33 tonë pakosh me 10-12 kg ushqime, si edhe nga miell e qumësht, u shpërnda në fshatrat Ziçisht, Bradvicë, Gjyrez, Vithkuq, Bellovodë, Polenë, Pendavinj, Rëmbec, Kreshpan, Pojan, Tërrovë, Drenovë e Pustec.