EmailFacebookKontakt

Falenderim Kryepiskopit Anastasit

Falenderim

Kryepiskopit të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë Fortlumturisë së Tij, Anastasit

Me rastin e përfundimit dhe dorëzimit të kishave në Komunën e Semanit të Fierit, në emër të gjithë besimtarëve orthodhoksë të zonës, Ju shprehim mirënjohjen tonë të thellë dhe falenderimet tona, për ndihmën e madhe dhe kujdesin Tuaj të veçantë për popullin besimtar të fshatrave Shën Petër dhe Seman.

Këto fshatra tradicionalisht të besimit orthodhoks u ringjallën përsëri me anë të këtyre kishave të bukura (të ndërtuara njëra nga firma “FIBRAN” (kisha parafabrikat e Shën Petrit) dhe tjetra nga firma e Fierit “ELIRA”. Në qendrën e Komunës në Seman, në zemrën e Myzeqesë orthodhokse u ndërtua madhështore Kisha e “Shën Triadhës”.

Kjo vepër dinjitoze brez pas brezi do të ushqejë frymën e pastër orthodhokse të zonës së Myzeqesë.

Përzemërsisht ju urojmë jetë të gjatë dhe mbarësi në punën tuaj të nderuar.

Për Këshillin e Kishës
Sekretari
Arqile Voja

Për Komunën Seman
Kryetari
Vladimir Semini