EmailFacebookKontakt

Falenderim

Në emër të këshillit kishtar të fshatit Shtikë të rrethit Kolonjë, të pleqësisë së fshatit si dhe të gjithë fshatarëve orthodhoksë falenderojmë bashkëfshatarët tanë që banojnë në qytetin e Tiranës, për ndihmën e tyre modeste dhënë në të holla, për ndërtimin e kishës të Shën Mitrit dhe regullimin e varrezave, ku prehen të parët e tyre. Nën shembullin e këtyre ftojmë edhe bashkëfshatarët që ndodhen në qytetet e Korçës, Durrësit, Shkodrës, Vlorës, Sarandës, Ersekës apo dhe në Amerikë, të kthejnë kokën për të nderuar kujtimin e të parëve si në varreza, ashtu dhe për ndërtimin e Kishave të tjera (të Shën Kollit e Shën Marisë). Karakteri i këtyre ndihmave sot është simbolik, në krahasim me kontributin e madh që jep Kryepiskopi Anastas në ndërtimin e restaurimin e kishave, sidomos në rindërtimin e Kishës së Shën Sotirit, projektin e së cilës e kanë në KOASH në punim.

Në emër të këshillit Kishtar
Vasil Kristo Zoga
Shtikë Kolonjë-Ersekë