Me bekimin e Fortlumturisë së Tij, Kryepiskopit tonë Anastas, Lidhja jonë orthodhokse e grave të Kishës Kathedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, vendosi një kuti duke kërkuar ndihmën e vëllezërve për të varfërit e enorisë tonë.
Përgjigja e besimtarëve ishte mjaft bujare dhe prekëse. Ndaj, falenderojmë ngrohtësisht të gjithë vëllezërit që ndihmuan dhe lutemi të vazhdojnë kontributin e tyre.
Nevojat janë shumë të mëdha!
Organizata jonë dëshiron t’ju sigurojë për përpjekjen e saj maksimale që këto të ardhura t’u shkojnë në ndihmë nevojtarëve më të mëdhenj.
Lidhja e grave Orthodhokse,
Kisha Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”