EmailFacebookKontakt

Falenderim

Quhem Jorgo Boga nga fshati Dhoksat (Gjirokastër). Im bir Aleksandër Boga, prej një periudhe prej disa vjetësh vuan nga ostiomiliti në këmbën e djathtë. Në emër të familjes sonë duam të falenderojmë nëpërmjet gazetës suaj Fortlumturinë e Tij, Kryepiskopin Anastas, si dhe motrat Dhomniqi dhe Filothei, për ndihmën e madhe që na kanë dhënë në drejtim të medikamenteve shumë të nevojshëm në kurimin e tim biri dhe materialeve të sterilizuara, të cilat nuk do të kishim mundësinë që t’i blenim, për vetë gjendjen ekonomike. Ju urojmë nga zemra punë të mbarë në rrugën e ngritur të fesë Orthodhokse, si dhe në ndihmë të popullit, në këtë periudhë tranzicioni.

Spitali Ortopedik
Tiranë më 18.2.1995
Jorgo e Aleksandër Boga

Zoti qoftë me ne