Kryepiskopit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë,
Fortlumturisë së Tij Anastasit
Ne, Bordi drejtues i Shoqatës së Pavarur të Përkujdesit të Fëmijëve me zhvillim të vonshëm mendor, Tiranë, jemi mirënjohës ndaj këtij institucioni fetar për besimin dhe konsideratat që shprehët ndaj shoqatës tonë.
Ndihma humanitare e dhënë nga Hirësia e Juaj me rastin e Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri 2000 është shprehje e përkujdesit, në emër të Zotit, ndaj kësaj shtrese të shoqërisë.
Edhe njëherë ju falenderojmë për xhestin tuaj bamirës e humanitar ndaj shoqatës tonë.
Nga zemra ju urojmë
Zoti ju bekoftë në misionin Tuaj fisnik
Me nderime e respekt
Kryetari i shoqatës së pavarur të përkujdesit të fëmijëve me zhvillim të vonshëm mendor
Muharrem Mullaj