Në vitin 1998 u larguan
nga Shqipëria disa nga misio-
narët e huaj, që punuan në
vitet e fundit për ringritjen e
Kishës sonë, të cilët lanë nga
pas jo vetëm gjurmët e ko-
ntributit të tyre, por edhe
kujtime të pashlyeshme per
At Martini me familjen e tij
sonale tek ata që i njohën.
Askush nuk mund të
harrojë At Martin Ricin, që
kontribuoi aq shumë si prift
dhe në mësimet me rininë, por
edhe në ringritjen nga zeroja
të financave të Kishës, duke
u bërë një ndihmës shumë i
vyer i Kryepiskopit Anastas.
Po ashtu edhe gruaja e tij,
priftëresha Urani, e cila
megjithë përkushtimin në
rritjen e dy fëmijëve she-
mbullorë, Stefanit e Nikolës,
nuk e pushoi asnjë çast punën
me gratë dhe katekizmin.
Sot At Martini drejton një
qendër misionare në Shën
Agustin të Floridës, ku i uro-
jmë sukse dhe Bekimin e
vazhdueshëm Perëndisë!
Vitin e kaluar u kthyen në
vendet e tyre e dhe Pedagogët
e Akademisë Teologjike z.
Piter Gilbert nga SHBA dhe
Elekiah Kihali nga Kenia, të
cilët dhanë një kontribut
mjaft të vyer në përgatitjen e
klerikëve të rinj të Kishës
sonë dhe të cilëve iu urojmë
mbarësi në jetë dhe në punën
e tyre!