EmailFacebookKontakt

Faleminderit Kryepiskopi Anastas!

/ dashur Fortlumturia Juaj, Unë që po ju shkruaj jam një be- simtar i thjeshtë orthodhoks, i ri në moshë që si qindra, mijëra emigra- ntë shqiptarë emigrova nga vendi im gati një dekadë më parë drejt Amerikës. Ju nuk më njihni, porunë ju njoh edhe pse bashkë nuk jemi takuar apo komunikuar ndonjëherë më parë. Njoh përpjekjet dhe punën tuaj të palodhshme në këta 14 vjet si Kryepiskop i Kishës Orthodhok- se Autoqefale të Shqipërisë. Njoh vështirësitë e paimagjinueshme, sulmet e gjithanshme, sharjet, ofen- dimet, kërcënimet, plumbat, presi- onet e hapura ndaj jush dhe Kishës që ju drejtoni. Njoh jetën tuaj misi- onare në shërbim të Krishtit dhe Kishës Orthodhokse; njoh kontri- butin tuaj të jashtëzakonshëm eku- menik; njoh disa prej librave tuaj, referateve, predikimeve, qëndri- meve dhe honoraret e shumta që ju keni marrë në’vite. Dhe në këtë jubile të 14-vjetorit të Fronëzimit Tuaj në krye të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, unë falënderoj e lavdëroj Perëndinë në lutjet e mia për dërgimin e një prej shërbetorëve të Tij më të mirë në Shqipëri; ashtu siç i lutem Atij që t’u fali shëndet e forcën e hirit të shenjtë që të përmbushni deri në fund misionin e Perëndisë për po- pullin shqiptar.

Ju falënderoj Hirësi që zgjo- dhët të qëndroni e ndihmoni atë po- pull në këta 14 vjet, kur shumë nga ne shqiptarët e lindur e rritur në atë vend, zgjodhëm rrugën e thjeshtë, emigrimin nga Shqipëria në kërkim të një jete më të mirë. Kur ju shu- më mirë mund të kishit zgjedhur të bëheshit Kryebari i një prej Kishave Orthodhokse më në zë në botë, ju zgjodhët kryqin e rëndë të rimëkë- mbjes fizike dhe shpirtërore të një Kishe të rrënuar dhe të një populli të sapodalë nga një ërrësirë e plotë shpirtërore 50-vjeçare.

Ju falënderoj Hirësi për mreku- llinë më të madhe të këtyre dy de- kadave të tranzicionit shqiptar: ri- ngjalljen e besimit në zemrat e shqiptarëve dhe ringritjen nga the- melet të Kishës Orthodhokse Autoqefale Shqiptare. Ju sollët flakën e besimit që sot ndriçon fort dhe

ngroh zemrat e.mijëra shqiptarëve, atë flakë që armiqtë e besimit orthodhoks në Lindje e Perëndim janë munduar të shuajnë në këta 600 vjet. Është një mrekulli, dhe një mrekulli shumë e madhe bile, se as- një njeri në botë nuk do të mund të arrinte dot atë që keni arritur ju në

këta 14 vjet pa pasur me vete beki- min e Perëndisë! Ai “qiriu i ndezur para ikonës së Krishtit” sot ka ndezur një flakë që ka pushtuar zemrat e mijëra shqiptarëve. Për këtë be- kim i jemi mirënjohës në përjetësi Perëndisë dhe juve, shërbëtorit të zgjedhur të Tij!

Ju falënderoj Hirësi për dashu- rinë e pakushtëzuar për popullin tim, jo vetëm për komunitetin orthodhoks, por për të gjithë shqipta- rët e të gjitha besimeve fetare. Ju falënderoj për të urriturit që keni ushqyer; për të harruarit e anashka- luarit e shoqërisë shqiptare që i keni vizituar, bekuar e ndihmuar; për fë- mijët jetimë që keni adoptuar; për të sëmurët që keni shërruar; për kurajën e madhe me të cilën keni përballur racizmin dhe përbuzjen etnike të popujve ballkanikë; për apelin e paqes në vitin 1997 në emër të Perëndisë e drejtësisë së Tij hyj- nore; për ata mijëra refugjatë nga Kosova që strehuat dhe ndihmuat në kampet e hapura nga Kisha gjatë (vijon në faqen 10)

(vijon ngafaqja 9)

vitit 1999; për përulësinë me tëci- lën keni lypur ndihma për Kishën dhe popullin shqiptar në çdo cep të botës; për durimin e urtësinë që tregoni kur përballeni me barazhin e sharrjeve dhe ofendimeve të nacionalistëve të rrugës shqiptare; për korrektësinë mbresëlënëse jo vetëm karshi kanoneve kishtare por edhe ndaj shtetit e ligjit shqiptar; për kurajon që u jepni të pashpre- sëve të shumtë të popullit tim me praninë tuaj mes tyre.

Ju falënderoj Hirësi për shem- bullin e një jete të pastër kristiane në shërbim të popullit tonë. Populli im shqiptar është edhe populli juaj, dhe ju e keni dëshmuar këtë me veprae jo me fjalë në këta 14 vjet. Nëse krerët e shtetit shqiptar zva- rritin dhënien e shtetësisë suaj shqiptare, ky është një turp për ta e jo për ju! Shumë nga nacionalistët e rrugës mundohen t’ju shesin ju si “grek”, por cili prej tyre ka bërë me vepra aq shumë sa keni bërë ju për popullin shqiptar në këta 14 vjet?! Janë të parët për të shprehur’ me fjalë nacionalizmin e tyre të rnigës, por të fundit për të treguar veprat e tyre në shërbim të popullit e kombit shqiptar. Cili prej tyre gë- zon respektin e përmasave botërore që ju gëzoni, si Kryetar i Këshillit Botëror të Kishave dhe si një prej misionarëve më në zë në mbarë

botën e krishterë me një jetë të tërë në shërbim të Krishtit?! Cili prej tyre ka ndikuar sadopak në përmirësimin e imazhit të Shqipë- risë e shqiptarëve në një arenë botërore, ashtu siç keni bërë ju në këta 14 vjet?! Cili prej tyre mund të bëhet një urrë e madhe mirëkup- timi midis popujve fqinjë, siç jeni bërë ju midis dy popujve më të lashtë të Ballkanit?! Nëse vepr^t

f >

Nëse oeprat e ‘çdo njeriujanë etaloni mates i patriotizmit të tij, unë nuk njoh asnjë shqiptar në këto 2 dekadat e fundit që të ketë bërë për atëpopull aq sa keni bërë ju. Jo vetëm që ju jeni shqiptar më i mirë se unë, porunë do të isha i lumtur sikur në jetën time të arrija të bëja 1/10 e asaj që keni bërë ju për popullin shqiptar.

< * e çdo njeriu janë etaloni matës i patriotizmit të tij, unë nuk njoh asnjë shqiptar në këto 2 dekadat e fundit që të ketë bërë për atë popull aq sa keni bërë ju. Jo vetëm që ju jeni shqiptar më i mirë se unë, por unë do të isha i lumtur sikur në jetën time të arrija të bëja 1/10 e asaj që keni bërë ju për popullin shqiptar. Të kërkoj të falur Hirësi, në emër të gjithë atyre bashkëkom- basve të mi, që me dije apo pa vetë- dije, me qëllim apo pa qëllim, ju kanë sulmuar e penguar në punën tuaj. Pali se jetojnë në një errësirë të trashëguar shpirtërore dhe nuk e kuptojnë se çdo sulm mbi ju, është një sulm mbi fenë orthodhok- se, fenë e të parëve tanë, besimin më të lashtë në tokën e Arbrit. Lutu për ta dhe për mbarë popullin shqiptar se më shumë se kurrë ne kemi nevojë jo për një iluminim të jash- tëm, por për një iluminim të brend- shëm që vjen nga lart. Fjalët nuk mund të shprehin dot mirënjohjen e thellë që unë ndiej për jetën dhe veprën tuaj Hirësi, mirë- njohje që nuk buron nga goja, por nga shpirti. Në pamundësi për t’ua shpërblyer këtë borxh të madh, unë i drejtohem me lutje Perëndisë që t’u fali shëndet e fuqinë e hirit të shenjtë që të mund të përmbushni deri në fund misionin tuaj. Dhe në një kohë kur sulmet ndaj jush dhe KOASH janë kthyer në një biznes fitimprurës mediatik në Shqipëri, pranoni një fjalë të sinqertë nga unë: Faleminderit! Ilirjan Papa Philadelphia, 6 gusht 2006