Fai
dhe do të jesh
i falur
(Ligjëratë e mbajtur
nga Joani i Pergamit
para komunitetit
të manastirit “Shën Joan
Pagëzori”, në Angli)
Të dielën e parë të Triodit, Kisha na paraqet para syve shembu- llin e publikanit, një shembull pe- ndimi, rrëfimi, d.m.th njohje e gje- ndjes ekstreme në mëkat. Ajo va- zhdon me shëmbëlltyrën e djalit plangprishës për të na treguar se gjendja jonë mëkatare nuk është pa rrugëdalje, ekziston një Qenie që na do, na pret krahëhapur me këto fjalë: “Nuk të gjykoj, nuk dua të më thuash sa mëkatar je, mjafton të kthehesh tek unë”. Dhe për të ce- lebruar kthimin e çdo mëkatari, Ai bën një festë. E diela që vijon më pas, na kujton sërish pendimin. Kisha na drejton te Gjykimi i Pundit për të na kujtuar se edhe nëse përparojmë në virtyt, cilatdo qof- shin përpjekjet që bën, është mëshi- ra e Perëndisë që na shpëton për- fundimisht dhe jo merita jonë apo merita e virtyti ynë. E Diela e Djalit Plangprishës na paraqet një nga gjërat më të vështira, një nga dyert më të zorshme për t’u hapur; falja e vëllait tonë. Falja është diçka e vështirë, po përse? Fillimisht sepse ne nuk dimë çdo të thotë me të vër- tetë falje: gabimisht e mendojmë si diçka të thjeshtë, por nëse mendoj- më seriozisht se çfarë do të thotë kjo Qalë, do të shohim realisht se nuk është thjesht një nga gjërat më të vështira, por më e vështira për nje- riun. Ne mendojmë se falja është thjesht fakti të mos duash t’i bësh keq armikut, të mos i zemërohesh dhe kështu lehtësohemi duke thënë: “Sa për mua nuk dua t’i bëj keq tjetrit, e fal”. Dhe shtojmë shumë shpesh: “Unë fal, megjithëse nuk e harroj, po fal.” Ne nuk harrojmë, por falim! Është kontradiktore. Nuk është e mundur të falësh me të vërtetë nëse ti ruan kujtimin e së keqes që tjetri të ka bërë. Si mund
të arrish të harrosh të keqen që tjetri të bën? Si mund ta fshish nga kujtesa? Falja e vërtetë nuk është ajo që na pengon të hakmerremi, por ajo që na bën të aftë të duam armikun tonë; ajo që na bën të shtrëngojmë armikun tonë në krahë, që na bën ta duam si veten, që e bën një nga qeniet tona më të shtrenjta, që na bën ta vendosim brenda vetes sonë. Këtë kuptim ka realisht fjala ‘falje’ [në greqisht syn-chor- fjalë për fjalë do të tho- të: vendosem me, bashkë me, në të njëjtin vend] i jap një vend me veten, e pranoj në botën time, në brendësi të jetës e të zemrës sime,
në hapësirën e ekzistencës sime. Është një mister fakti që kjo hapë- sirë e cila quhet ‘botë’ ose ‘ekziste- ncë’ të mos ketë ‘vend’ përne. Se- cili e përcakton vetë hapësirën e tij, i vendos kufij të ashtuquajtur fa- milje, kombe, raca dhe thotë: “Ja vendi që më përket dhe asgjë tjetër veç meje nuk mund të depërtojë atje”.
…Pas rënies, njeriu u bë njësoj me kafshët. Ai krijoi territorin e tij dhe gjithashtu organizoi një sistem mbrojtjeje që ta ruajë hapësirën e tij nga kushdo që e cënon. Po kush e dha këtë territor? A nuk është një dhuratë nga Perëndia?A nuk na e dha vallë Ai? E kemi krijuar ne?!
Megjithëse e dëshirojmë nuk mund të gjejmë një vend të mjaftueshëm për të gjithë njerëzit që përjashto- jmë nga kjo hapësirë, e cila është edhe e tyre. Dhe megjithatë Perë- ndia është atje dhe na kërkon të falim të tjerët d.m.th. t’i marrim brenda hapësirës sonë, t’i bëjmë pjesëmarrës të të gjitha të mirave që Perëndia na dha, të ndajmë me ta jetën dhe zemrën tonë.
Ja përse falja është kaq e vë- shtirë. Në fakt, ti ndoshta e harron të keqen që tjetri të ka bërë madje nuk ke mëri ndaj tij, por nuk e pret në shtëpi, nuk ndan me këtë njeri kaq të keq, mëkatar e kriminel! Sa e vështirë të falësh! Për më tëper Zoti në Ungjill thotë: “Sepse në qo- ftë se ju ua falni njerëzve gabimet e tyre Ati juaj qiellor do t’jua falë edhe ju, por në qoftë se ju nuk ua falni njerëzve gabimet e tyre as Ati juaj qiellor nuk do t’ua falë juve gabimet tuaja”(Mat.6:14-15). Kështu fal Perëndia! Ai nuk fal sentimenta- lisht dhe psikologjikisht. Perëndia fal duke përqafuar, duke përfshirë botën e tërë dhe armiqtë në bre- ndësi të ekzistencës së Tij, Perëndia përqafon të gjithë njerëzit. Dhe në- se ne jemi në gjendjen e të mospra- nuarit të një vëllai në vendin tonë, atëherë automatikisht përjashto- hemi nga Vendi i Perëndisë, sepse vëllai ynë është tashmë në Vendin e Zotit nga falja dhe dashuria e Tij [në këtë vend që është Mbretëria].
(Vijon në numrin e ardhshëm) Përktheu: E. Pani