Fai
dhe do të jesh
i falur
(Ligjëratë e mbajtur
nga Joani i Pergamit
para komunitetit
të manastirit “Shën Joan
Pagëzori”, në Angli)
(vijon nga numri i kaluar)
Ja përse nuk mund të jemi të falur nga Perëndia nëse nuk mund të falim vëllanë tonë, i cili është ta- shmë i pranishëm atje ku Perëndia dëshiron të na vendosë. Çfarë të bëjmë në këto kushte? Si do mund të qëndrojmë atje? Nëse nuk pra- nojmë dhe nuk duam vëllanë tonë, ne nuk mund të gjejmë vend [me tëj në Vendin e Perëndisë dhe për pasojë nuk mund të falemi prej Tij [d.m.th. të marrësh vend me Të] Ka shumë arsye për të cilat çelësi i Parajsës gjendet te falja e vëllait tonë. Pikë së pari, mëkatet që vëllai ka bërë kundër nesh, cilatdo qof- shin ato, nuk krahasohen me më- katet tona para Perëndisë. Ne i detyrohemi Perëndisë me miliona dhe Ai na dhuron përsëri. Dhe nga ana jonë, në qoftë se vëllai ynë na detyrohet disa monedha ne nuk ia falim. Ja një arsye e konsiderue- shme! Ne nuk mund të presim që Përendia të na falë numrin e madh të mëkateve tona kur ne nuk falim tek të tjerët disa gjëra të vogla. Ka një arsye edhe më të rëndësishme: Cilët jemi ne që gjykojmë të tjerët? Shën Pavli iu drejtohet Romakëve: “Kush je ti që gjykon shërbëtorin e tjetrit? Nëse mbahet më këmbë ose nëse bie, kjo i përket të zotit të tij. Po ai do të qëndrojë më këmbë, sepse Zoti ka fuqi ta forcojë” (Rom.14:4). Kush je ti pra të thuash se ky njeri është mëkatar? Ai ka gjykatësin e tij, zotin e tij, i cili e bën të mbahet më këmbë e mund ta falë. Kur marrim në duar gjykimin e tjetrit është si ta heqësh nga duart e Perëndisë këtë detyrë. Ja një arsye më tepër e cila tregon se falja është e domosdoshme. Për fat të mirë, asnjë nga ne nuk varet përfundimisht nga e kaluara e tij, por vetëm nga e ardhmja e tij. Nëse jemi të gjykuar në bazë të së ka-
luarës, do ishin të gjithë të dënuar. Përkundrazi, Perëndia na fal më Krishtin, duke na dhënë një të ardhme të re. Si rrjedhim, ne nuk kemi asnjë të drejtë të gjykojmë vëllanë tonë për të kaluarën, sepse është Perëndia që i jep të ardhme. Dhe ne nuk e dimë se këtë që po përjashtojmë sot nuk do të jetë një ditë një shenjtor, dikush që është penduar e i përket Mbretërisë së Qiejve. Ne nuk kemi të drejtë të them! cilin do pranojmë dhe cilin do hedhim poshtë. Nuk mund të përjashtojmë askënd, cilido qoftë ky, sepse Perëndia është i pasur në mëshirë e falje. Ai do të japë shly- erjen e mëkateve dhe do të marrë pranë Tij shumë nga armiqtë tanë. Dhe çfarë do të ndodhë atëherë me vëllezërit tanë? Si do jetojmë me ta në përjetësi? Do themi atë- herë: “Përderisa i afërmi që ma pu- noi është këtu, unë nuk mund të rri me të në parajsë, do largohem pra! Si do të qëndrojmë pranë Perëndisë në përjetësi kur Ai e fali vëllanë to- në dhe ne ende nuk e kemi falur? Nuk është e mundur të jemi të
shpëtuar, as të bëjmë hapin e parë drejt Kreshmës së Madhe ose drejt pendimit nëse nuk falim tërësisht vëllanë, jo vetëm sentimentalisht, por në mënyrë që ta mbajmë brenda jetës sonë. Në të njëjtën mënyrë në gjirin e Kishës gjatë liturgjisë, Perëndia na afron të gjithëve me Veten dhe na bën të qëndrojmë një- ri pranë tjetrit, në të njëjtën mëny- rë duhet edhe ne të hapim vend në shpirtrat e në jetët tona që të bëjmë vend për të tërë njerëzit dhe në fi- llim për armiqtë. Shën Athanas Si- naiti na shkruan: “Ju lutem, vëlle- zërit e mi, largohuni prej mëkatit më të pafalshëm të mbajtjes së më- risë. Nëse doni të mësoni se errë- sira, e cila vjen nga mbajtja e mëri- së në shpirt është mëkati më i keq. Çdo mëkat tjetër zgjat një çast ku ai kryhet dhe përfundon, ndërsa mbajtja e mërisë është një pasion që nuk rresht së djeguri. Atje ku ai ka zënë rrënjë, asgjë nuk përfiton; as kreshma, as përgjërimet, as pa- stërtia, as mëshira, asnjë e mirë tje- tër, sepse mëria kundër vëllait shkatërron të gjitha gjërat. Shpesh
dëgjojmë të thuhet: “Mjerë unë, si do mund të shpëtoj? Nuk kam fuqi të kreshmoj, nuk mund të gdhihem me lutje, nuk mund të ruaj dot gjatë gjithë jetës pastërtinë trupore, s’mund ta braktis botën, si do shpë- toj? Ja si të shpëtohesh: Fal dhe do të jesh i falur; ja udha që të çon drejt shpëtimit. Dhe do të tregoj një tjetër, cilën pra? Mos gjyko që të mos gjykohesh. Ai që gjykon para ardhjes së Krishtit është një ‘anti- krisht’, sepse zë vendin e Krishtit. Shën Siluani e konsideronte faljen e vëllait dhe dashurinë për armiqtë si mrekullia më e madhe. Në fakt është një mrekulli. Është mrekullia që Perëndia kreu vetë duke na pra- nuar në krahët e Tij ne mëkatarët. Dhe është e njëjta mrekulli që na fton të gjithëve ta kryejmë. Ja çfarë do të na gjykojë në fund, dashuria dhe veçanërisht dashuria për ar- miqtë, sepse të duash atë që të do është e thjeshtë dhe kjo do mund të ishte nga egoizmi ynë; të duash atë që të bën mirë është e natyr- shme, nuk është një mrekulli, por të duash atë që të urren, ja mrekullia! Kisha, e cila është vendi ku ka vend për të gjithë, bëhet vend i zemrës sonë që vëllai ynë të gjejë vend brenda, çdo njeri dhe armiku ynë. Kështu, do jemi të aftë të kemi një vend në Mbretërinë e Perëndi- së, mes krahëve të Tij, të cilat për- qafojnë tërë armiqtë dhe mëkata- rët. Në këto krahë të gjendemi të gjithë përjetësisht nëpërmjet hirit të Perëndisë.
Përktheu Elena Pani