EmailFacebookKontakt

Etërit e Kishës për pendimin

Shën Joani i Kronshtadit: Sa më sinqerisht t’i rrëfejmë mëkatet tona, aq më shumë do të qetësohet shpirti ynë mbas. Sepse mëkatet janë gjarpërinj të fshehur, që e brejnë zemrën e njeriut dhe kurrë nuk i japin atij qetësi, ato janë gjemba të mprehtë që vazhdimisht e coptojnë shpirtin, ato janë errësirë shpirtërore.

Shën Isaku i Sirisë: Pendimi (metania) është i dobishëm në të gjitha kohët dhe në të gjithë njerëzit, për mëkatarët si dhe për të drejtët, që po kërkojnë shpëtimin. Nuk ka kufi tek përsosja, sepse edhe përsosje e më të përsosurit nuk është gjë veçse mospërsosja. Prandaj, deri në momentin e vdekjes, as koha dhe as veprat e përsosjes nuk mund të jenë kurrë të plota.

Shën Joan Gojarti: Asnjë mëkat nuk është aq i madh sa të mposhtë zemërgjerësinë e Zotit. Edhe nëse dikush është një kurvar ose një kurorëshkelës… fuqia e dhuratës dhe dashuria e Zotit janë aq të mëdha sa t’i zhdukin këto mëkate dhe të bëjnë mëkatarin të shkëlqejë më shumë se rrezet e diellit…

Vetë Krishti duke ju drejtuar tërë rracës njerëzore tha: “Ejani tek mua, të gjithë ju të ngarkuarit dhe të munduarit, dhe unë do ju jap pushim…

“Dhe shih se ne Ai thërret! Ata që kanë kaluar jetën e tyre në thyerjen e ligjit, ata që janë të ngarkuar me mëkatet e tyre, ata të cilët nuk mund më të ngrenë kokat e tyre, ata që janë mbuluar me turp, ata që s’mund më të flasin. Dhe përse i thërret ata? Jo për t’u kërkuar llogari, as për t’ju bërë gjyq. Por përse? T’i lirojë ata nga dhimbjet e tyre, t’ju heqë barrën e rëndë. Kush mund të jetë një barrë më e rëndë se mëkati?… Unë do ju jap shlodhje juve që jeni mbytur nga mëkati, thotë Ai, dhe juve që jeni kërrusur nga barra e rëndë; Unë do ju jap ju ndenjësen e mëkateve tuaja. Vetëm ejani tek mua!”.

Shën Joani i Karpathos: Bëj gjithçka që mundesh që të mos biesh; sepse atleti i fortë nuk duhet të bjerë. Por nëse ju rrëzoheni, ngrihuni përsëri menjëherë dhe vazhdoni garën. Edhe nëse ju rrëzoheni njëmijë herë… ngrihuni përsëri çdo herë, dhe vazhdojeni ta bëni këtë deri në ditën e vdekjes suaj. Sepse është shkruar, “nëse një njeri i drejtë do të rrëzohet shtatë herë” – që do të thotë vazhdimisht gjatë jetës së tij – shtatë herë do të ngrihet përsëri”.

Anonim: Të mëkatosh është njerëzore, të pendohesh është hyjnore.