Më 15 nëntor filloi Kreshma e
Krishtlindjeve, që mbaron më 25
dhjetor. Duke iu uruar gjithë besimtarëve
orthodhoksë “Kreshmë të lehtë!”, kujtojmë
se, qëllimi i kreshmës nuk është thjesht të
mos hash disa ushqime të caktuara, por në
radhë të parë është të fitosh kontrollin mbi
veten dhe t’i mposhtësh pasionet. Është të
çlirosh veten nga varësia në gjërat e kësaj
bote, që të përqëndrohesh në gjërat e Mbre-
tërisë së Perëndisë. Është që t’ijapë fiiqi shpi-
rtit, që të mos i dorëzohet tundimit e mëkatit.
Ja disa thënie për kreshmën:
Dhe kur të kreshmoni, mos u tregoni të
pikëlluar si hipokritët; sepse ata shfytyro-
hen për t ’u treguar njerëzve se kreshmojnë;
në të vërtetë ju them se ata tashmë e kanë
marrë shpërblimin e tyre. Kurse ti, kur të
Etërit e Kishës për Kreshmën
kreshmosh, vajose kokën dhe laje fytyrën,
me qëllim që të mos u tregosh njerëzve se
ti kreshmon, porAtit tëndnëfshehtësi; dhe
Atiyt, i cili shikon nëfshehtësi, do ta japë
shpërbliminpublikisht. (Matheu 6:16-18)
Kreshmimi që më pëlqen a nuk është
vallë ky: të thyesh zinxhirët e ligësisë… t ’i
lësh tëlirë të shiypurit… A nukqëndron va-
llë në ndarjen e bukës sate me atë që ka uri,
në sjelljen në shtëpinë tënde të të varfrit pa
strehë, në të veshurit e atij që është lakuriq…
Atëherë drita jote do të shpërthejë si
agimi dhe shërimiyt do të mbijë menjëherë,
drejtësia jote do të tëpararendë dhe lavdia
e Zotit do të jetëpraparoja jote. Atëherë
do të thërrasësh dhe Zoti do të tëpërgjigjet,
do të bërtasësh dhe ai do të thotë: “Ja ku
jam! ” (Isaia 58:3-9).
Ai që kreshmon nuk duhet vetëm të
bindet ndaj rregullit kundër grykësisë në
lidhje me ushqimin, por tëfrenohet nga çdo
mëkat, kështu që, ndërsa kreshmon, gjuha
të agjërojë gjithashtu, duke u frenuar nga
shpijjet, gënjeshtrat, keqfolja, poshtërimi
i vëllait, zemërimi dhe çdo mëkat i kryer
nga gjuha. Një duhet tëagjërojë, gjithashtu,
nga sytë, domethënë, të mos shohëgjëra të
kota, mos të shohë asnjë pa turp dhe pa
ndrojtje. Duart dhe këmbët duhet të ruhen,
gjithashtu, nga çdo veprim i keq.
Kur një kreshmon nëpërmjet kotësisë ose
mendimit që aipo byen diçka veçanërisht
të virtytshme, ai kreshmon marrëzisht e
shpejt fillon të kritikqjë të tjerët dhe ta
konsiderojë veten si të madh.
Një njeri që kreshmon urtësisht… fiton
pastërti dhepërunjet… dhe eprovon veten
një ndërtues të aftë (Shën Aba Doritheu,
shek. VII, Drejtime në Stërvitjen
Shpirtërore).
Bëhuni imituesit e mi, vëllezër, dhe
vëreni ata që ecin kështu, sipas shembullit
që keni në ne. Sepse shumë nga ata, për të
cilët ju kam folur shpesh, edhe tani po jua
them duke qarë, ecin si armiq të kryqit të
Krishtit, dhe fundi i tyre është humbje,
perëndia i tyre është barku dhe lavdia e tyre
është në turp të tyre; ata mendojnë vetëm
përgjërat tokësore. (Filipianët 3:17-19).
Çdo gjë më lejohet, porjo gjithçka është
e dobishme; çdo gjë më lejohet, por unë
nuk do t’i nënshtrohem asnjërës. Gjellët
janëpër barkun dhe barku për gjellët; por
Perëndia do të shkatërrojë edhe këtë edhe
atë; por trupi nuk ështëpër kurvëri, popër
Zotin, dhe Zoti për trupin (1 Korinthianët
6:12-13).
Ai që ha të mos e përbuzë atë që nuk
ha, dhe ai që nuk ha të mos gjykojë atë që
ha, sepse Perëndia e ka pranuar Kush je ti
qëgjykon shërbyesin e tjetrit?…
Mos e bëj atë të humbasë me ushqimin
tënd, atë për të cilin Krishti vdiq… sepse
Mbretëria e Perëndisë nuk është të ngrënët
dhe tëpirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi
në Frymën e Shenjtë. Sepse ai që i shërben
Krishtit në këto gjëra, është i pëlqyer nga
Perëndia dhe i miratuar nga njerëzit. (shih
Rom. 14).
…ngrëniapërtej masës së ngopjes është
dera e marrëzisë nga ku hyn epshi, sepse ba
rku është mbretëresha epasioneve. që një nje
ri i shërben si skllav. (Filipianët 4:12-13)
Kështu një njeri që përpiqet për
shpëtimin… nukduhet ta lejojëveten tëhajë
në ngopje… por duhet të hajë nga tëgjitha
llojet e ushqimeve që nga njëra anë të
shmangë krenarinë mburrëse dhe nga ana
tjetër të mos tregojëpërbuzjepër krijimin e
Perëndisë, që është më i shkëlqyeshmi… Ky
është arsyetimi i atyme që janë të mençur
(Shën Grigori i Sinait, Instruksione
Hezikastëve)!
Shën Isaak Siriani thotë:
“Ushqimi i varfër në tavolinën e të
pastrit e pastron shpirtin e atyre që
pjesëmarrin nga tëgjithapasionet… sepse
puna e kreshmimit dhe e agripnisë është
fllimi i çdo përpjekje kundër mëkatit dhe
epshit… pothuaj të gjitha pasionet
pakësohen nëpërmjet kreshmimit. ”
Nga Shën Vasili i Madh
Një dhuratë e çmuar e Perëndisë është kreshma.
Traditë shumë e lashtë, që u ruajt si trashëgimi atërore
dhe arriti deri në ditët e sotme.
Pranojeni pra me gëzim. Pranoni ju të varfrit çlo-
dhjen tuaj. Pranoni ju të pasurit atë që ju shpëton nga
rreziku i ngopjes së tepërt dhe që bën të shijshme të gji
tha ato që kënaqësia e vazhdueshme i bën të pashijshme.
Ju të sëmurët pranoni nënën e shëndetit. Të shën-
detshmit siguroni shëndetin e mirë. Pyesni doktorët
dhe ata do t’ju thonë se asgjë nuk është kaq e dyshimtë
dhe e pasigurtë sa shëndeti. Prandaj ata që mbajnë
kreshmë të rregullt përpiqen të ruajnë shëndetin e tyre
dhe të shpëtojnë nga ngarkesa e madhe e dhjamosjes.
Mos thuaj se nuk mund të mbash kreshmë, duke
sjellë si justifikim sëmundje ose dobësi trupore, sepse
nga ana tjetër, në të gjithë jetën tënde e rëndon trupin
tënd me të ngrënët e shumtë. E di shumë mirë se dok-
torët u vendosin të sëmurëve dietë të rreptë dhe kresh-
më dhe jo shumëllojshmëri dhe sasi të madhe gjellësh.
Çfarë është më e lehtë pra për trupin, të kalojë një natë
me një darkë të lehtë apo të bjerë në krevat i rëndë nga
të ngrënët e shumtë? A mund të qetësohet kështu apo
do rrotullohet nga ngarkesa dhe keqtrajtimi?
Cilën anije mund ta komandojë më lehtë një kapiten
edhe ta shpëtojë në rastin e një furtune, atë që është
më e rënduar apo atë që ka ngarkesë normale? Anijen
që është më shumë e ngarkuar a nuk do ta fundosë një
furtunë e vogël? Ashtu edhe trupat, kur keqtrajtohen
me ushqime të shumta shumë lehtë bien në sëmundjet.
Ndërsa kur ushqehen lehtë ruajnë shëndetin e mirë.
* * *
…Moisiu, i cili kishte parë Perëndinë mbasi
kreshmoi dyzet ditë guxoi të ngjitet në malin e Sinait e
të marrë pllakat e dhjetë porosive… Kreshmoi, dhe me
këtë mënyrë mundi të komunikojë me Perëndinë.
Profeti Samuel ishte fryt i kreshmës. Nëna e tij,
Ana, pasi kreshmoi, iu lut Perëndisë: “Zot i fuqive, në
qoftë se do të më përdëllesh dhe do të dhurosh fëmijë,
do të ta dedikoj Ty”.
Kreshma lind profetët. Forcon të mëdhenjtë.
Urtëson ligjvënësit. Armatos heronjtë. Stërvit atletët.
Shmang tundimet e djallit. Bashkëjeton me pastërtinë
dhe me virgjërinë. Në kohë luftërash bën trimëri dhe
në kohën e paqes mëson qetësinë. Shenjtëron ata që i
janë dedikuar Perëndisë dhe i bën të përsosur priftërinjtë.
Askush nuk mund t’i afrohet altarit dhe të bëjë
Liturgjinë Hyjnore, nëse më parë nuk ka kreshmuar.
Profeti Ilia pasi kreshmoi dyzet ditë u denjësua të
shikojë Zotin. Pas kreshmës ngjalli djalin e vdekur dhe
u tregua më i fortë se vdekja. Mbas kreshmës pengoi
qiellin të hedhë shi për tre vjet e gjysmë. Edhe këtë e
bëri që të zbusë zemërngurtësnë e izraelitëve, të cilët i
ishin dorëzuar pandershmërisë dhe ilegalitetit. Me këtë
mënyrë ai i shkaktoi popullit kreshmë të detyruar, derisa
të pendohen dhe të ndreqin mëkatin, që erdhi nga rehati
dhe nga jeta e lehtë.
Profeti Daniel, i cili për njëzet ditë nuk hëngri bukë
as ujë nuk piu, u mësoi edhe luanëve të kreshmojnë.
Luanët e uritur nuk e shqyen atë, sikur të kishte trup
prej guri ose bronxi, ose lënde tjetër të ngurtë. Kreshma
forcoi trupin e profetit dhe e bëri të paprekshëm nga
dhëmbët e bishave, ashtu si boja e bën hekurin të pa-
prekshëm nga ndryshku.