Si e shihni rolin tuaj si President i “WCC” (KBK)?
Si president, roli im është të marr pjesë në diskutimet e Këshillit, të ndaj eksperienca të dekadave të shkuara, të kontribuoj në diskutimet aktuale dhe të fokusohem në prob- lemet e së ardhmes. Ndërsa jashtë WCC, detyra ime është të pro- movoj ekumenizmin dhe të inter- pretoj punën e WCC. Pa dyshim që kur bëhet fjalë për interpreting duhen ditur të dyja gjuhët, “gjuha” e WCC dhe gjthashtu mënyra sesi të tjerët jashtë mund ta kuptojnë këtë gjuhë. E rëndësishme sidomos për Kishën Orthodhokse, është të ndih- mojë orthodhoksët të shohin përgje- gjësinë që ne kemi ndaj gjithë botës kristiane dhe të mos mbetemi të izoluar në komunitetin tonë. Pasi ne në Kishën Orthodhokse jemi një pjesë e gjallë e botës moderne. Në mje- disin e kishave të tjera, roli im është të artikuloj eksperiencën dhe ndër- gjegjen orthodhokse dhe interesin tonë në planet e WCC. Mendoj se spiritualiteti dhe sensi i besimit bashkë me punën e Kishës janë një kontribut i dobishëm i Kishës Orthodhokse në lëvizjen ekumenike.
A mund të thoni diçka në lidhje me situatën aktuale në Shqipëri?
Shqipëria është një vend unik. Ka qenë i vetmi vend që ka nxje- rrë jashtë ligjit besimin për 23 vjet. Brezi aktual mbart akoma pasojat e asaj kohe. Falë Zotit, tashmë ka liri besimi. Kisha Orthodhokse e fi- lloi prej asgjëje. Por tani ne kemi një kishë vitale. Ne përpiqemi gjithashtu të jemi aktivë në jetën sociale dhe në institucionet shënde- tësore, arsimore, zhvillimin bujqë- sor, kulturën dhe mjedisin. Ne nuk jemi një komunitet i mbyllur duke vepruar për veten tonë, por duke ndarë me të tjerët atë çka kemi. Kisha Orthodhokse në Shqipëri nuk përbën shumicën, por është një prani e fortë në shoqëri. Ka marrë- dhënie të mira ndërmjet komunite- teve fetare, duke përfshirë shu- micën myslimane. Mendoj se ne kemi marrëdhëniet më të mira në gjithë rajonin e Ballkanit. Nuk mja- -fton të flasësh për bashkëjetesë, ne duhet të flasim për bashkëpunim. Dhe besimet duhet të bashkëpunoj- në në periudha krizash. Në kohën e krizave të Kosovës në vitin 1999, kur refugjatët erdhën në Shqipëri
President i Këshillit Botëror të
dhe pjesa më e madhe e tyre ishin myslimanë, ne vajtëm në mes të atyre që vuanin dhe ndamë me ta vështirësitë. Ne bëmë një apel për familjen ekumenike dhe reagimi ishte me të vërtetë prekës. Duke punuar nëpërmjet projektit Veprimi i Përbashkët i Kishave i WCC (ACT) dhamë ndihma për 33 mijë njerëz. Kjo nuk ishte vetëm sim- bolike, por edhe domethënëse për gjithë situatën në Ballkan.
Në Shqipëri, ne theksojmë se nuk duhet të lejojmë që fusha e religjionit të përdoret nga forca të tjera; ne duhet ta përdorim besimin për të shëruar plagë dhe për t’ i bërë ze’mrat më humane.
Si President i WCC, cili është mesazhi juaj për kishat?
Nuk më pëlqen të flas për një mesazh, më pëlqen të flas për të marrë pjesë në probleme, sepse unë jam gjithashtu një person aktiv në një kishë lokale. Shqetësimi im pikë së pari është që të gjithë të kuptojnë se ne duhet të qëndrojmë së bashku. Duhet të mendojmë së bashku. Duhet madje të grindemi së bashku. Dhe të veprojmë së
Kishave –
bashku. Çdo izolim në veten tonë do të ishte një gabim i madh madje dhe një mëkat. Është një skandal për kristianët që ata të mbeten të izoluar. Ne nuk duhet të lejojmë të tjerët të jenë protagonistë të çë- shtjeve themelore. Për shembull, në shekullin e kaluar ishte e gabuar që lejoheshin ideologji të tjera të ishin qendra e të drejtave njerëzore, dre- jtësisë sociale dhe interesave të të varfërve. Në shekullin e 21 – të do të ishte një gabim akoma më i madh po të lejonim entitetet e tjera fetare të jenë protagonistë… Ne jemi ba- shkëpunëtorë në transformimin e energjisë së hirit të shenjtë. Ne duhet ta pranojmë këtë rol. Ndoshta kontributi më i madh që mund të japim ne të krishterët është që të jemi ata që pretendojmë se jemi: “trupi i gjallë i Krishtit”.
Stephen Weeb Punonjës i medias për “Sinodin e Uellsit të Ri Jugor të Kishës së Bashkuar në Australi
Yanick Provost Koordinator i Publikimeve “WCC”