EmailFacebookKontakt

Është një fat i madh që keni një primat të Orthodhoksisë që vjen nga fusha misionare

Albert Laham, nga Patrikana e Antiokisë, ish-zëvendëspresident nga viti 1958-1964 dhe nga viti 1964-1977 ish-president i Syndesmos.

Fillimet e saj lëvizja rinore e Patrikanës së Antiokisë i ka në vitin 1942. Ajo pati kontributin e shumë të rinjve teologë ose jo, sidomos të atyre që duke studiuar jashtë vendit, ranë në kontakt me lëvizjet rinore orthodhokse të kishave të tjera. Këtu mund të përmendim Patriarkun e sotëm Ignatin, Mitropolitin e Libanit Zharxh Kodr etj.

Që në fillimet e saj Syndesmos u konsiderua si një lidhje uniteti mes kishave e grupeve të ndryshme me synim rinovimin shpirtëror të të rinjve orthodhoksë. Duke filluar nga rinia, ajo do të bënte rinovimin e tërë komunitetit dhe më tej duke u përgatitur për ekumenizmin dhe dëshminë orthodhokse në botë. Kjo ishte ideja e parë e Syndesmos që në hapat e para të saj.

Në vitin 1961, u theksua edhe aspekti i misionarizimit. Në Asamblenë e Bejrutit, nga teologu Xhon Majendorf, më pas u krijua “Porefthendes”, e drejtuar nga Kryepiskopi Anastas, me veprimtari misionare.

– Cilat janë arsyet e të qenit te Syndesmos dhe detyrat për të ardhmen?
– Sot e gjithë bota po bëhet një. Kujdes. Kur si President i Syndesmos shkova në Amerikë më 1966, të bindja lëvizjet orthodhokse rinore amerikane të bashkoheshin me Syndesmos ata pyetën. Pse? Përgjigjja ishte se ne jemi një kishë, kemi një jetë shpirtërore, sepse njerëzit tanë bëjnë të njëjtat pyetje për besimin, doktrinën, ndjekin të njëjtën Liturgji, janë objektiv i…

(vijon në faqen 10)