EmailFacebookKontakt

Episkop i ri Orthodhoks

Më shumë se njëmijë besimtarë Orthodhoksë asistuan në Katedralen e Shën Gjergjit, në Qytetin e Kepit, në fronëzimin e episkopit të ri të dioqezës, mitropolitit Sergji.

Afrika e Jugut është pjesë e Patrikanës së Aleksandrisë, por dy dioqezat orthodhokse janë relativisht të reja: ajo e Johanesburgut është formuar në vitin 1931, ndërsa e Kepit në vitin 1968. Ato përfshijnë 20 enori dhe shumë qendra katekizmi e përkrahjeje sociale, me rreth 40 mijë besimtarë.