EmailFacebookKontakt

Enciklikë e Patriarkut Ekumenik për Ditën e Mbrojtjes së Ambientit Natyror

Me mëshirën e Perëndisë
Kryepiskop i Konstandinopojës,
Romës së Re dhe Patriark Ekumenik

Drejtuar Plotësisë së Kishës,
Hir dhe Paqe nga Krijuesi dhe Ruajtësi
i mbarë Universit,

Zoti, Perëndia dhe Shpëtimtari
Jisu Krisht

ENCIKLIKE

E PATRIARKUT EKUMENIK
PËR DITËN E MBROJTJES
SË AMBIENTIT NATYROR

31 gusht 2006

Vëllezër dhe bij të shtrenjtë më Zotin,

Perëndia ynë i tërëmëshirshëm, që do gjininë njerëzore, e krijoi botën të bukur dhe funksi- onale, të mjaftueshme për të përmbushur të gjitha nevojat jetësore. Ai i fali njeriut, kurorës dhe mbretit të krijesës, gëzimin e çdo gjëje në botë që është e domosdoshme për jetën.

Perëndiafuti në çdo marrëdhënie bamirësie midis njeriut dhe krijesës, ndjenja gëzimi dhe kënaqësie. Për më tepër, Ai e pajisi njeriun me një ndjenjë dëshirimi të fortë, ku ekziston ne- voja e vërtetë dhe një ndjesi ngopjeje për ta mbrojtur kundër çdo lloj abuzimi të mundshëm. Njeriu është i pajisur nga Perëndia me një vetëdije instinktive për të pasur një masë të saktë për gjërat, për të bërë dallimin midis asaj që është e nevojshme dhe dobiprurëse dhe asaj

që është e tepruar dhe e dëmshme. I pajisur më së miri me vullnet të lirë, njeriu ka aftësinë për të vepmar me anë të këtij kuptimi instinktual që të caktojë kufijtë e këtyre dy gjendjeve; në këtë mënyrë ka mundësinë që t’ i vëjë vetes kufij vetëprivimi që kanë si synim të tyre, ushtrimin shpirtëror ose mund t’ i braktisë ato me anë të veprimeve të vulletshme të vetëmadhështimit.

Në një rast tjetër, ne kemi një qëndrim smi- rëzi, një karakteristikë e idhujtarisë sikundër e përcakton Apostull Pavli, ose kemi një vësh- trim neveritës dhe armiqësor kundrejt dhura- tave të dhëna prej Perëndisë që kanë të bëjnë me jetën dhe gjërat e kësaj bote. Të dyja këto sjellje janë njësoj të dënueshme, sepse këto i kundërvihen planit perfekt të Perëndisë, që jeta e njeriut të jetë plot me gëzim dhe lumturi.

Për fat të keq, njeriu refuzoi të përmbushë direkti vat e dhëna prej Perëndisë në lidhje me përdorimin me masë të burimeve natyrore që shërbejnë për nevojat e tij, ose nuk e ruajti dhe e mbrojti botën që i ishte besuar. Në këtë mënyrë e bëri veten të huaj ndaj hirit qeverisës të Perëndisë. Si rrjedhojë njeriu sillet ndaj ambientit që e rrethon në mënyra grabitqare dhe destruktive, ai vepron si rregullator dhe jo si një ekonomat, duke prishur harmoninë dhe balancën që janë prej Perëndisë. Natyra reagon ndaj kësaj sjelljeje abuzive të njeriut, duke i shkaktuar atij një sërë katastrofash natyrore.

Lëkundjet e pazakonta të temperaturës, uraganët, tërmetet, stuhitë dhe ndotja e lumenjve dhe deteve si dhe ngjarje të tjera, të cilat dëmtojnë njësoj si njeriun ashtu dhe ambientin, janë pasojat e veprimeve njerëzore që herë janë të dukshme dhe herë të tjera kryhen në fshehtësi. Shkaku kryesor i kësaj sjelljeje destmktive të njeriut, është egocentriz-

Të dashur vëllezër dhe motra më

Zotin, le të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, seciliprejpozicionitku e ka caktuar Perëndia, për tëfrenu- ar mbikonsumimin e rrezikshëm, në mënyrë që funksionimi harmonik i planetit tone, i cili është shtëpia jone e përbashkët, të ketë mundësinë të restaurohet.

\ /

Shkaku kryesor i kësaj sjelljeje destruktive të njeriut, është egocen- trizmi i tij, një shprehje e tjetërsimit të tij të vullnetshëm dhe largimit nga Perëndia si dhe nga përpjekja për ta bërë veten e tij të mirë.

< >

mi i tij, një shprehje e tjetërsimit të tij të vull- netshëm dhe largimit nga Perëndia si dhe nga përpjekja për ta bërë veten e tij të mirë.

Për shkak të këtij egocentrizmi, marrëdhë- nia e njeriut dhe e natyrës e konceptuar prej Krijuesit, ka degjeneruar në një nënshtrim arrogant dhe të paturpshëm të forcave natyrore dhe të përdorimit të tyre për të vrarë ose nën- shtmar qenie të tjera njerëzore në vend që këto të përdoren për ruajtjen e jetës dhe të lirisë. Gjithashtu ato përdoren edhe për përmbushjen e kënaqësive të tepruara, pa u shqetësuar për pasojat e përdorimit të tepërt.

Përdorimi i i forcave nukleare dhe atomike të natyrës për luftë është një fyerje ndaj krij- esës dhe Krijuesit, është një ekstrakonsum i çdo lloji, që ngarkon më tepër sesa duhet ambientin natyror me ndotësa, gjë që shkakton ndry shimin e nxehtësisë globale dhe çrregullimin e rregullit natyror, me të gjitha pasojat e tij. Konsumimi i jashtëzakonshëm i energjisë për qëllime lufte dhe konsumi i tepmar i njerëzimit të sotëm, përtej nevojave të tij, janë dy fusha, ku përgjegjësitë e liderëve politikë dhe të qy- tetarëve të zakonshëm ndërlidhen në një më- nyrë të tillë, që secili nga ne ka fuqinë për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së përgjithshme.

Të dashur vëllezër dhe motra më Zotin, le të bëjmë çdo përpjekje të mundshme, secili prej pozicionit ku e ka caktuar Perëndia, për të frenuar mbikonsumimin e rrezikshëm, në më- nyrë që funksionimi harmonik i planetit tonë, i cili është shtëpia jonë e përbashkët, të ketë mundësinë të restaurohet. Le të përpiqemi që ne dhe fëmijët tanë të mund të gëzojnë në paqe të gjitha gjërat e mira të cilat Perëndia me da- shurinë e Tij, i ka krijuar për ne dhe që ua ofron mbarë burrave dhe grave. Amin.

1. 9. 2006

+ Vartholomeu i Konstandinopojës Vëlla i dashur më Krishtin dhe ndërmjeiues i zjarrtë pranë Perëndi’së