EmailFacebookKontakt

“Emri i Zotit qoftë i bekuar…”

Çdo të dielë, në fund të Liturgjisë Hyjnore, të gjithë së bashku këndojmë: “Emri i Zotit qoftë i bekuar që tani e gjer në jetë të jetëve”.

Eshtë ndjenja e përbashkët e gjithë zemrave tona, që priren drejt ngritjes në qiell, për t’I shprehur Perëndisë bekimin, falenderimin dhe nderimin e shërbëtorëve të Tij për hirin dhe dhembshurinë e pashtershme të Tij mbi të gjithë ne.

Eshtë lavdërimi dhe falenderimi ynë për Ngjalljen nga varri të Kishës sonë të Tërëshenjtë Orthodhokse.

Eshtë mirënjohja jonë e thellë për praninë gjithmonë e më të ndjeshme të Birit të Perëndisë Zotit dhe Shpëtimtarit tonë Iisu Krisht në jetën e shoqërisë sonë.

Eshtë premtimi dhe përkushtimi ynë në përpjekjen për të qenë gjithmonë shërbëtorë të denjë të Perëndisë, “Bij të Ngjalljes” – siç thotë Kryepiskopi ynë Anastas. “Bekimi e lavdia e dituria, falenderimi dhe nderi e fuqia e forca është me Perëndinë tonë në jetë të jetëve. Amin”.