“Ja virgjëresha tek do të mbarset, dhe do të lindë djalë, dhe do t’ia vënë emrin EMANUEL” (Matth. 1. 23)
Festa e bukur e Krishtlindjeve, të cilën e festojmë çdo vit ne të krishterët orthodhoksë, është e bazuar në ngjarjen më të madhe të histo- risë njerëzore, në Lindjen e Shpëtimtarit Krisht. Përmbledh një nga dogmat më kryesore të besi- mit të krishterë, Mishërimin e Fjalës së Perë- ndisë, “Fjala u bë mish dhe qëndroi ndër ne^” (Jn. 1. 14).
Pritja e kombeve arriti përmbushjen e saj. Profecitë u përqendruan në qëllimin e tyre. Pro- feti i madh, Isaia, paralajmëroi ardhjen e Me- sias, të cilit i jep emrin “Emanuel”. Shkruan se tek Ai do të prehet “fryma e Perëndisë dhe fryma e urtësisë, fryma e vullnetit dhe e fuqisë, fryma e diturisë dhe e shpresëta- risë… fryma e frikës së Perëndisë” (Is. 11:2).
Dhe kur erdhi “përmbushja e kohës”, Pe- rëndia i padukshëm u bë njeri i dukshëm. Mori trup dhe iu predikoi njerëzve. Është i njëjti trup, i cili do të ofrohej sakrificë për larjen e mëkateve dhe për shpëtimin e njerëzve. Tani shtrihet në grazhd. Më vonë do të ndehet në Kryq dhe më pas do të hyjë brenda Potirit të Shenjtë që qëndron sipër Tryezës së Shenjtë. Do jetë “EMANUELI” i të krishterëve të të gjithë shekujve.
Në Shkrimin e Shenjtë gjejmë emra të ndry- shëm të Birit të Perëndisë. Secili prej tyre korre- spondon me një realitet që përmendet në mreku- llitë ose në veprën e Tij. Kështu dhe emri i Tij profetik “EMANUEL”, i cili përkthehet, ashtu si na thotë teksti i shenjtë, “Perëndia [është] bashkë me ne”, i referohet veprës shpëtimta- re të “hyjnisë” së njeriut. Me këtë emër shpallet bashkimi personal i natyrës hyjnore dhe njerë- zore “më Krishtin”. “Nuk është Perëndi i ndarë nga natyra njerëzore, as njeri i zhve-
shur nga hyjnia”, shkruan Kirilli i Aleksandrisë. Nga shumë etër dhe sidomos nga epoka e diskutimeve kristologjike mendohet se emri “Emanuel” përmbledh mësimdhënien mbi dy natyrat e Krishtit, të natyrës njerëzore, “bash- kë me ne” dhe të [natyrës] hyjnore, “Perë- ndia”.
Mishërimi i Krishtit – Emanuel, përmbledh realizimin e shpresës së Dhiatës së Vjetër mbi Mbretërinë e Perëndisë. Me Lindjen e Zotit Jisu mbaroi koha e parapërgatitjes dhe pritjes. Me “Emanuelin” midis nesh, përfundoi koha dhe filloi përjetësia për ne të krishterët. Ne nuk je- tojmë më brenda kohës së prishjes, por jetojnë që tani brenda përjetësisë.
Përbëjmë ngjarjen mbinatyrore të Mishërimit hyjnor, thjeshtësinë e saj madhështore dhe ndiej- më gëzimin e thellë mistik në thellësitë e shpirtit tonë. Perëndia zbret dhe vjen tek njeriu, që ta lartësojë në vendin e gjërave mbinatyrore. Mi- shërimi i Perëndisë u bë për “hyjnizimin” e nje- riut. “Perëndia ka bërë kaq shumë për nje- riun, sa u bë dhe njeri”, shkruan shën Maksim Konfesori.
Por paraqitja e “Emanuelit” mbi tokë ka kuptimin e asaj “ndiqmë”, që iu drejtoi nxë- nësve të Tij të parë dhe apostujve dhe të cilën e drejton gjithmonë ndaj të gjithëve ne. Ai, Misterin e të Lindjes së të cilit festojmë, dëshiron të kryejë dhe tek ne misterin e hyjnizimit, duke i bërë bindje ftesës së Tij hyjnore. Dëshira e Tij hyjnore është të bëhemi “Bij Perëndie”. Pra- ndaj u bë i dobët që të na fuqizojë, dhe u mbë- shtoll me shpërgënj që të na çlirojë nga prangat e mëkatit. Shpirti ynë kërkon gëzimin, paqen, shpëtimin. Kërkon “Emanuelin”. Nuk e ngo- pin përparimi, jeta moderne, komoditetet dhe
dëfrimet, të cilat mbizotërojnë për sa i përket anës sipërfaqësore të jetës së përditshme. Gjatë kohës së Lindjes së Zotit Jisu, njerëzit që udhë- tonin më këmbë ose me kuaj, kishin pasion tepër të thellë të shpëtimit dhe të paqes së brend- shme. Por dhe njeriu i epokës sonë, i cili udhëton me makina moderne dhe përshkon pafundësinë me avionë, ka të njëjtën nevojë të thellë për çlirim dhe shpëtim.
Të dashur besimtarë. Shpirti ynë do ta shuajë gjithmonë etjen e tij, vetëm pranë EMANUELIT, i cili është burim i “ujit të gjallë”. Vetëm pranë Tij mund të rimëkëmbim përçarjet e personalitetit tonë dhe të risjellim ikonën e Perëndisë në “bukurinë fillestare”.
Le ta ftojmë në këto Ditë të Shenjta që të hyjë brenda nesh nëpërmjet Kungatës Hyjnore, mbasi të pastrojmë grazhdin e shpirtit tonë me Rrëfimin e Shenjtë.
Le ta ftojmë të zbusë instinktet e egra që nxiten çdo ditë me interesin dhe egoizmin tonë.
Në këtë mënyrë do të lindë brenda nesh njeriu i ri, njeriu i pasioneve të mëdha dhe i dëshirave të shenjta dhe para grazhdit të shenjtë do të psalë me mallëngjim dhe gëzim: “I falem Lindjes Sate, o Krisht…”. Amin.
Protopresviter Emanuil Gavrilaqi
Marrë nga “Kiriktiki Dhiakonia”
Përktheu: Rozeta Baba