EmailFacebookKontakt

Eliseu, profet (14 qershor)

Eliseu, prof et (14 qershor)
Ishte bir i Safatit, bujk i pasur në luginën e lumit
Jordan. Ndërsa po lëronte tokën me qe u ftua në gradë
profetike, sipas një porosie hyjnore, nga Ilia (20 korrik),
i cili hodhi mbi të veshjen e vet prej lëkure – u simbo-
lizua kështu transmetimi i hirit profetik. Eliseu therri
qetë dhe i poqi mbi veglat e tyre. Pasi i shpërndau
dhe i hëngri populli, ndoqi menjëherë dhe përgjithmo-
në Dian (Mbret. ΙΠ [ose sipas një emërtimi tjetër I] 19.16-21).
Kur Ilia u ngrit në Qiell Eliseu kërkoi dhe mori
hirin e tij dyfish (Mbret. IV [ose II] 2.9…). Vërtet:
çau ujërat e Jordanit dhe e kaloi, kështu që u njoh si
pasardhësi i tij (varg. 14-15); hodhi kripë dhe rregulloi
“ujërat dinake” (19-22); arinjtë shqyen fëmijë rrugaçë,
të cilët i kishte mallkuar sepse e shanin – si njeri i Pe-
rëndisë, siç duket (23-24); dha ujëra të pijshme dhe
paratha fitoren e hebrenjve (3.9-26); shumëfishoi
vajin e një vejushe të varfër me dy fëmijë, që të shly-
ente borxhet e saj (4. 1-7); i paralajmëroi një beronje
mikpritëse somanite (e diela e Paraetërve) lindjen e
një biri, të cilin kur vdiq, e ringjalli (8-37); ndërroi
ushqimin e helmuar në normal (38-41); me 20 bukë,

të cilat bile i tepëruan në fund, ngopi njëqind të
uriturit (42-44); shëroi kryegjeneralin sirian Neman,
lebrën e të cilit e transferoi tek bindësi i vet argjend-
dashës dhe gënjeshtar, Jezi (5.1-27); bëri që të që-
ndronte mbi ujë në mënyrë paradoksale një vegël
hekuri e zhytur në Jordan (6.1-7); tejshikoi dhe zbuloi
kurthin e sirianëve armiq, saqë i dërguan një ushtri
të madhe që ta kapte, por ky e verboi (!) dhe e udhëzoi
në Samari (8-23); tejshikoi gjithashtu dhe profetizoi
edhe gjëra të tjera (6.31-8.15).
Dhe një mrekulli e tij pas vdekjes që argumenton
kundër heretikëve nderin e lipsaneve të shenjta: u
ngrit një i vdekur, të cilin e kishin lënë mbi eshtrat e
shenjtorit (13.21).
Eliseu, i cili veproi pothuajse pesëdhjetë vjet
(850-800 p. K), u mor në mënyrë mirëbërëse edhe
me politikë, sepse ajo kishte lidhje me fenë (9.1….).
Fjeti shumë i moshuar dhe u varros me madhështi.
Transferimi i lipsanit në Konstandinopojë nga Alek-
sandria – ku ruhej që nga 415 p. K. – festohet më 20
qershor.