Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH
Drejtorit të Televizionit
Departamentit të Informacionit në Televizion
Në emisionet e lajmeve të Televizionit Shqiptar të datës 21 nëntor 1997 u transmetua një veprimtari e Shoqatës Labëria në kuadrin e aktiviteteve për 85-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë, ku qytetari Nikolla Marku u paraqit në mënyrë të gënjeshtërt si “përfaqësues i Kishës Orthodhokse Autoqefale”.
Duke ditur interesin tuaj për të pasqyruar vetëm të vërtetën, ju bëjmë të njohur se:
Në vendin tonë ekziston vetëm një Kishë Orthodhokse – Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, e njohur nga shteti laik, si një ndër komunitetet kryesore fetare dhe e pranuar dhe e mbështetur jo vetëm nga të gjitha Kishat Orthodhokse të Botës, por edhe nga kishat e tjera të krishtera.
Nikolla Marku është vetëm një person privat. Ai nuk njihet as nga Komuniteti Orthodhoks dhe as nga ndonjë komunitet tjetër fetar i Shqipërisë, si dhe nga asnjë Kishë Orthodhokse e botës.
Shprehim bindjen se e vërteta ka për të karakterizuar informacionet tuaja.
21. 11. 1997
Zyra e Shtypit e Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë