EmailFacebookKontakt

Ekspozitë në Manastirin “Fjetja e së Tërëshenjtës”, në Apoloni – Vëllezërit Çetiri: “Dinastia shqiptare e ikonografëve në shekujt XVIII-XIX”

Ekspozitë në Manastirin “Fjetja e së Tërëshenjtës”, në Apoloni

Vëllezërit Çetiri: “Dinastia shqiptare e ikonografëve në shekujt XVIII-XIX”

Vëllezërit Çetiri ishin një grup piktorësh popullorë autodidaktë, të cilët e trashëguan artin e tyre nga brezi në brez, për 100 vjet (17621853) dhe pikturonin kisha, por edhe shtëpi arkondësh. Vepra e tyre, nga pikëpamja sasiore është madhështore! Bëhet fjalë për afreske në disa mijëra metra katro- rë, për ikona të panumërta kishtare, për disa dekorime tempujsh dhe ikonostase druri të pikturuara. Portretet që ata kanë krijuar janë mbi 3.000. Cilësia e gjithë këtij krijimi artistik ka vlerë të madhe për regjistrimin e kulturës popullore të Myzeqesë gjatë shekullit XVIII dhe atij XIX.

Duke pasur parasysh këto vlera më 30 gusht, në trapezarinë e Ma- nastirit të Shenjtë në Apolloni, u hap ekspozita fotografike e afreskeve pasbizantine nga kishat e Myze- qesë, të cilat i kanë pikturuar vëlle- zërit Çetiri. Në hapjen e ekspozitës, që u organizua nga Fondacioni Grek i Kulturës, Tiranë, në bashkëpunim me Bashkinë e Fierit, mori pjesë Mitropoliti i Beratit Ignati, Kryetari

Bashkisë së Fierit z. Baftjar Zeqo, studiues e besimtarë etj.

Jorgos Jakumis, Drejtor i Vatrës së Tiranës të Fondacionit Grek të Kulturës, tha se “tematika e ekspo- zitës u përzgjodh me qëllim që të theksojë elementet popullore që kanë ndikuar pikturën pasbizantine ndërmjet shekullit të 18-të dhe atij 19-të, – një pikturë e cila sa më shu- më distancohet nga spiritualiteti artistik i traditës bizantine, aq më tepër adopton ide të reja nga tradita

popullore vendase e Myzeqesë”. Sipas tij, kjo traditë (e veshjeve, e instrumenteve muzikore, e zakone- ve dhe e folklorit) ruhet nëpërmjet krijimit artistik të vëllezërve Çetiri në Myzeqe. “Ekspozita e fotogra- five nga vepra e vëllezërve Çetiri sy- non të promovojë thesaret e piktu- rës së shqiptarëve, gjithashtu ka si qëllim ndërgjegjësimin e popullsisë vendase dhe vënien në lëvizje të institucioneve përgjegjëse për të shpëtuar dhe mirëmbajtur këto monumente të kulturës vendase”.

E rëndësishme në periudhën midis shek. XVII-XIX është veprimta- ria e ateliesë së mjeshtërve të kësaj familjeje. Ata realizojnë pikturimin e shumë kishave dhe ikonostaseve në Berat dhe Myzeqe. Këta mje- shtra pikturuan në të njëjtën atelie së bashku, duke e trashëguar mje- shtërinë në breza të tjerë. Piktorët e parë kanë qenë Gjergji dhe Joani, të cilët bashkëpunuan dhe me piktorët e brezit tjetër, Naumin dhe Nikollën. Në shek. XVIII realizojnë pikturën murale të kishës së Shën Kollit në Ardenicë dhe shumë ikona. Në atë periudhë kohore (për tre breza) familja Çetiri dekoroi mbi 12 kisha. Vepra e tyre me tablo të pikturuara tejkalon masën e 2500 m2. Ikonat që pikturuan janë të pa- numërta. Të shumta janë edhe gdhendjet në dru, ikonostaset dhe amvonat, të cilat i pikturuan me shumë mjeshtëri. Z. Jakumis vuri në pah edhe një tjetër qëllim të ekspozitës: “Mbi të gjitha, kjo vepër duhet të shpëtohet. Me këtë ek- spozitë përpiqemi të trokasim por- tën e këtij ndërgjegjësimi”.