Në kuadrin e zbatimit të projektit të financuar nga Fondacioni “Edukans”, në muajin dhjetor 2002, u organizuan 2 ekspozita me punë të fëmijëve të kopshteve të Kishës sonë, në qytetet Korçë dhe Gjirokastër. Ato kishin për qëllim të promovonin veprimtarinë e suksesshme 8-vjeçare të përkujdesjeve ditore në të gjithë vendin dhe për të rritur ndërgjegjësimin e komunitetit për të kontribuar në program.
Ekspozitat u vizituan nga prindërit e fëmijëve të përkujdesjeve të dy qyteteve, përfaqësues të komuniteteve fetare orthodhokse, edukatore të kopshteve publike, të rinj intelektualë, si dhe nga mediat lokale, madje në këto të fundit u bënë kronika të zgjeruara në lajme. Komuniteti i ndërgjegjësuar dha një ndihmë modeste që shkon në ndihmë të aktiviteteve të kopshtit.
Në secilën nga ekspozitat ishin vendosur 3 stenda me punime të fëmijëve dhe fotografi të veprimtarive të bëra.
Përkujdesjet ditore, të hapura me bekimin e Kryepiskopit Anastas, që nga viti 1994, përveç programit edukativo-mësimor zhvillojnë edhe mjaft aktivitete të tjera.
Urani Dusha