EmailFacebookKontakt

Ekspozitë me punime nga shkolla e mesme profesionale “Apostull Pavli”

Ekspozitë me punime nga shkolla e mesme
profesionale “Apostull Pavli”
N
xënësit e katër specialiteteve, me udhëzimet dhe mbikëqyrjen e
mësuesve të tyre, organizuan për dy javë rresht një ekspozitë krejt
të veçantë punimesh. Me këto aplikime treguan nivelin e lartë të njohurive
që marrin në këtë shkollë, por sidomos marrjen e shprehive praktike, aq
shumë të nevojshme për zgjedhjen që ata kanë bërë për profesionin që
do të ushtrojnë
Ekspozita që përfshinte aplikime të instalimeve elektrike, zbatime
praktike të disa parimeve bazë të fizikës, përdorimin e energjisë diellore
si burim energjie për shtëpitë dhe bizneset, u organizua fillimisht në oborrin
e shkollës. Në vazhdim u transferua në oborrin e kishës së Shën Hara-
llambit, në Sarandë, si edhe në sallën e veprimtarive të kompleksit arsimor
në Dervician.
Gjatë përgatitjes së këtyre punimeve, që përfshinin makete funksio-
nale të një hidrocentrali, termosifon diellor, por edhe shumë shembuj nga
fizika e valëve dhe fushave elektromagnetike, nxënësit stabilizonin kon-
ceptet bazë të teorisë, por edhe aplikonin materiale e teknika progre-
sive. Edhe nxënësit që ndjekin kursin e Informatikës kishin përgatitur
faqen e improvizuar të shkollës në Internet.
Sidoqoftë i gjithë komuniteti i arsimtarëve të zonës, nxënësve dhe
shumë vizitorëve të tjerë u shpreh me fjalët më të mira për punën që
bëhet në këtë qendër të aftësimit profesional të Kishës.
Ekspozita ishte gjithashtu një rast shumë i mirë për promovimin e
vetë shkollës në komunitetin e arsimit në të gjithë zonën e Mitropolisë së
Gjirokastrës.
Përveç këtij evenimenti, nën kujdesin e drejtorit të shkollës z. Th. Dalla,
në mesin e majit, me bekimin edhe të Mitropolitit të Gjirokastrës z.
Dhimitër, në ambientet e shkollës u organizua edhe një veprimtari
didaktike me mësimdhënës të shkollave publike të zonës së Sarandës,
Delvinës, si dhe të Gjirokastrës. Në të u paraqitën dy referate, njëri që
lidhej me pedagogjinë dhe personalitetin e nxënësve dhe tjetri që lidhej
me aplikimin e kompjuterit në didaktikën e shkencave ekzakte. Një nga
pedagogët nga Greqia, bashkëpunëtor i shkollës profesionale “Apostull
Pavli”, me shumë kompetencë u tregoi kolegëve mundësitë e mëdha që
ofron teknologjia e lartë në lehtësimin e procesit të të nxënit nga nxënësit,
por dhe në të bërit më interesante të orës së mësimit. Nga ana e arsim-
tarëve pjesëmarrës u shprehën falënderime për këtë seminar të shkurtër
dhe për gatishmërinë që u shpreh nga ana e shkollës “Apostull Pavli”
për t’i ndihmuar në vijim.
Me veprimtari të kësaj natyre, por edhe ekskursionet e ndryshme
dhe takimet mes nxënësve të shkollave të zonës duket qartë se kjo qendër
e arsimit profesional që funksionon nën kujdesin e Kryepiskopit Anastas
është një vatër e ngrohtë, që me arritjet e saj rrezaton në zonën përreth.