EmailFacebookKontakt

Ekspozitë fotografike “Kur rihapeshin kishat e Beratit -1990”

Ekspozitë fotografike

“Kur rihapeshin kishat e Beratit -1990”

N

e mjediset e kishës së Shën

Prokopit, nëTiranë, më25 nën- tor, të kremten e Shën Ekaterinës, fotografi beratas DhimitërTopi ki- shte hapur një ekspozitë të thjeshtë, por shumë domethënëse. Në disa stenda ishin vendosur fotografi të marra nga ai në vitet e para të rili- ndjes së besimit.

Kjo ekspozitë, e hapur së pari në mjediset e kishës së Shën Spiri- dhonit, në lagjen Goricë të Beratit, më pas është vendosur edhe në kisha të tjera të kësaj Mitropolie, por ajo ka udhëtuar edhe deri në kisha të Greqisë e Rumanisë.

Ekspozita tërhoqi shpejt vëme- ndjen e besimtarëve të shumtë, të cilët rikujtuan nëpërmjet saj sa vështirësitë, por edhe entuziazmin

e hapave të parë në rihapjen e kishave tona, pas natës ateiste.

Mendojmë se një dokumenta- cion i tillë domethënës, me vlera edhe artistike, jep një pasqyrim të

gjallë të atyre ditëve të paharruara dhe është një mjet i pazëvendësue- shëm për të treguar jetën e Kishës sonë në vite. Ajo është edhe një dëshmi e një tradite të ruajtur, e kuj-

timeve të pashlyeshme, që mbajnë gjallë shpirtin orthodhoks.

Lekë Tasi, Anastas Dodbiba, Robert Vullkani

Besimtarë duke vizituar stendat e ekspozuara në kishën e Shën Prokopit, Tiranë