Lidhja e Gruas dhe ajo e Rinisë orthodhokse, të kishës të Shën Gjergjit të qytetit të Fierit, organizuan një ekskursion në Manastirin “Fjetja e Hyjlindëses”, në Zvërnec të Vlorës. Më 27 maj u bë nisja me tre autobusë, drejt skajeve jugore të fushës së Myzeqesë. Ata i tërhoqi madhështia e ishullit, që të jep përshtypjen sikur e ka ndërtuar njeriu, mbuluar me qiparise e pisha.
Aty ngrihet madhërishëm manastiri “Fjetja e Hyjlindëses” e më tej kisha e Shën Triadhës, që dëshmojnë se ky vend ka qenë gjithmonë për rigjenerim shpirtëror të besimtarëve.
At Ilia Bita i njohu pjesëmarrësit me Manastirin dhe mjediset e rinovuara, të përshtatura për kamping për dhjetëra e dhjetëra të rinj orthodhoksë nga e gjithë Shqipëria. Në kishë ata morën pjesë në paraklisin e kryer nga at Ilia dhe at Nikolla Mandro. Më pas u organizan lojra dhe këngë, të cilat i dhanë një ngjyrim zbavitës këtij aktiviteti.
Rrapi Bardhi