EmailFacebookKontakt

Ekaterina Martire e Madhe

Ekaterina Martire e Madhe
( 25 nëntor)
Ekaterina Martire e
Madhe dhe njëqind e
pesëdhjet Oratorët Mar-
tirë. Ekaterina ose gjith-
monë e pastër; ishte bijë
e Aleksandrisë (Egjipt),
ku mbret nën perandorin
Roamk, ka qenë i ati i saj
tashmë i vdekur, Konsta.
Në moshën 18 vjeçare ajo
dispononte fisnikëri,
pasuri, urtësi, arsimim të
shëndoshë shkencor dhe
bukuri të rrallë. Duke
dashur të jetë e virgjër
dhe të mos martohej, ajo
kërkoi dhëndër të njëjtë.
I Më në fund ati shpirtëror
i nënës së saj, e cila ishte
e krishtere e fshehtë, i
tregoi të pakrahasuesh-
min Jisu! Bile i dhuroi
një ikonë të Hyjlindëses
me Foshnjën, të cilin e pa në ëndërr t’i kthente
kokën nga ana tjetër me neveri, duke e
konsideruar të shëmtuar. Kur ajo u pagëzua
e pa përsëri Foshnjën t’i jepte një unazë të
shkëlqyer, të cilën ajo e kishte në gisht kur u
zgjua! Ndërkohë që perandori Maksimian
(307 – 313) flijonte me gjithë popullin dhe
gjithë intelektualët e tyre, ajo e qortoi
idhulltarinë. Ai pas pak ditësh grumbulloi 150
oratore të shënuara. Ata ose do t’ja mbyllnin
gojën Ekaterinës gjatë një ballafaqimi, ose do
t’i vriste. E inkurajuar nga Kryeëngjëlli
Mihail, ajo i turpëroi publikisht. Ndërkaq ata
u dogjën në 17 Nëntor pasi i kërkuan të
ndërmjetsonte për ta përpara Zotit. Ndërkohë
besimtarët në mbrëmje i
gjetën trupat të pa-
prekur dhe i varrosën.
Maksimiani i dhënë pas
grave, e dëshiroi, por ajc
i tha se ishte nuse e
Krishtit. Atëherë e ma-
sakrojnë duke e goditur
me kamxhik për dy orë,
dhe pastaj e burgosin
duke e lënë për shumë
ditë pa bukë, por e fur-
nizonte një pëllumb. E
vizitojnë mbretëresha
dhe oficeri Porfirioni të
shoqëruar nga 200 ush-
tarë (të gjithë besojnë më
Krishtin falë Ekaterinës,
dhe martirizohen, dhe
festohen gjithashtu sot).
E vizitoi dhe vetë Shpë·
timtari. Para se të çohej
e lidhur në një rrotë që
vërtitej, e cila kishte poshtë thika të drejta,
ajo zgjidhet, ndërsa mekanizmi çmontohet dhe
vret shumë njerëz, kështu çudia pranohet.
Duke zbrapsur përsëri dëshirën e tij epshore
hodhi poshtë propozimin për ta bërë mbre-
tëreshë. Pas kësaj mbreti urdhëroi dhe i preu
kokën më 24 ose 25 Nëntor, siç duket, të vitit 305.
Nga plaga buroi qumësht, ndërsa lipsani
i shenjtit u mor menjëherë nga ëngjëjt, ashtu
siç ishte lutur ajo para ekzekutimit të saj dhe
e vendosën në majën më të lartë të malit Sina.
U gjend në shekullin e 8 – të dhe u vendos si
pasuri e madhe në Manastirin e Sinait, i cili
është njohur qysh në shek e 11 – të si Manastiri
i Shën Ekaterinës.