EmailFacebookKontakt

Efthimi i Madh (20 janar)

Mësonjës i shkretëtirës.

Jetëshkrimin e tij e bëri i garantuari Kiril Skithopoliti: Një vizion hyjnor nxit bashkëshortët Pavli dhe Dionisia, të cilët s’bënin fëmijë, por që ishin shpresëtarë, të gëzoheshin, sepse do të lindnin djalë, i cili do të sillte paqen dhe gëzimin në Kishë. Kështu, djali që u lind në vitin 377, në Melitin të Armenisë (Bizantine), u quajt Efhthim (d.m.th. Gëzim).

Në moshën trevjeçare mbeti jetim dhe nëna e tij ia dorëzoi episkopit, ashtu siç e kishte taksur. I virtytshëm dhe i arsimuar u dorëzua pa dëshirën e tij prift, në moshën 28-vjeçare dhe u emërua si epror dhe kujdestar i manastireve të zonës. Por, shumë shpejt duke iu shmangur shpërqëndrimeve shkoi, në vitin 405-406, për t’u falur dhe qetësuar në Jerusalem. Jetoi për pesë vjet në një shpellë afër Lavrës Faran, ku u lidh me oshënar Theoktistin (3 shtator), i cili më pas asketizoi bashkë me të në shpellë në shkretëtirën më të largët.

Efthimi, duke kërkuar vazhdimisht për qetësi (shumë njerëz tërhiqeshin nga thjeshtësia, mirësia, shenjtëria e tij), shpeshherë zhvendosej në shkretëtirën midis Jerusalemit dhe Detit të Vdekur, duke u ushqyer me barëra dhe rrënjë dhe ushtrimim të skajshëm. Por njerëzit e gjenin, qëndronin me të dhe kështu ngrinin qendra monastike, siç ishte p.sh. manastiri dhe lavra, e cila mban emrin e tij. Udhëheqësi i murgjërve ishte Theoktisti, ndërsa oshënari ynë, shumë i talentuar në predikim, banonte në shpellë, ku rrëfente dhe drejtonte. Ai shëroi birin e një të pari saraqen, gjë që solli pagëzimin e një shumice nga ata.

Luftëtar i Orthodhoksisë, risolli nga Monofizitizmi perandoreshën, Shën Evdhoksi (13 gusht) dhe oshënar Gjerasim Jordanitin (4 mars). Shën Efthimi përzinte demonë, lexonte shpirtrat e njerëzve, meshonte bashkë me engjëjt, ndëshkonte dhe kuronte të pabindurit, profetizonte… Gjithashtu, ai ushqeu me pak ushqime katërqind udhëtarë, dha shi në kohë thatësire etj.

Në moshën 82-vjeçare pranoi Savën e Shenjtëruar (5 nëntor), atëherë fëmijë. Parashikoi vdekjen e tij, që e gjeti pothuajse shekullor, më 20 janar 473. Shumica e mrekullive të tij vazhdoi edhe më pas.