Në vijim të takimeve të tij në terren me ba- shkëpunëtorët dhe pjesëtarë të tjerë të jetës akti- ve të Kishës në vendin tonë, Kryepiskopi Anastas u takua në fund të marsit me nxënësit e shkollës shqiptaro-amerikane “Protagonistët”. Të prani- shëm në këtë takim festiv që përkonte edhe me të Dielën e Orthodhoksisë ishin edhe prindër e mësues të cilët bashkë me Kryepiskopin ndoqën nga afër një program artistik të përgatitur nga nxënësit e shkollës.
“Unë dua t’ju them prindërve se edukimi i fëmijëve nuk është që të bëhen mekanizma, por të kenë lidhje me njerëzit e tjerë me respekt dhe dashuri për njëri-tjetrin. Kjo do të jetë fuqia. Nuk mjafton vetëm të lexojmë libra, por duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na ka dhënë Perëndia. Kjo edukatë fillon që në vitet e para” – theksoi ai.
Në vazhdim të fjalës, Kryepiskopi shprehu mirënjohjen dhe respektin për stafin pedagogjik
të kësaj shkolle, e cila është hapur para tre vjetësh me iniciativën e tij. “Unë e di që ju e bëni punën për t’i dhënë sa më shumë njohuri nxënësve dhe besoj se jeni mësuesit më të mirë që ka Shqipëria”.
Në vazhdim Kryepiskopi falende- roi edhe prindërit sepse, sipas tij, ata e kuptojnë se çfarë ndodh dhe janë pje- sëtarë të kësaj shkolle. “Ne jemi së ba- shku dhe ky është suksesi ynë i vër- tetë. Kjo shkollë nuk është vetëm për ne. Ne kemi plane dhe besoj se Perëndia do të na ndihmojë. Ne shpresojmë dhe punojmë”- përfundoi fjalën e tij për- shëndetëse, Kryepiskopi Anastas.
I. κ.
Edukimi i fëmijëve, fuqia e të ardhmes sonë