Tradita e Shenjtë na thotë se Apostulli i Shenjtë Jakov, vëllai i ungjillorit Joan, në çastin kur e çonin për t’i prerë kokën, takon në rrugë njeriun që e kishte gjykuar. E ndaloi, e puthi dhe i tha:
– Rri në paqe vëlla.
Duke parë këtë zemërgjerësi të madhe gjykatësi u mrekullua dhe thirri me entusiazëm:
– Që sot, edhe unë jam i krishterë. Por, pas këtij pohimi i prenë edhe atij kokën, bashkë me apostullin.
Marrë nga libri “Jerondikon”