Nga atë Vasil Thomollari
Duke marrë shkas edhe nga filmi i mbushur me gënjeshtra “Ballkan Bazar’, i cili fyen të gjithë klerikët orthodhoksë dhe përdhos objektet tona të kultit, e shoh të nevojshme të them përsëri të vërtetën për këto ngjarje:
Para Pashkëve të vitit 2006 në kishën e Ko- sinës erdhi një grup besimtarësh orthodhoksë nga Greqia. Ata kishin dokumente që dëshmonin se prindërit e tyre të vrarë në Luftën e Dytë Botë- rore i kishin eshtrat aty dhe deshën që t’i merr- nin. Ata morën takim me kryeplakun, i cili pyeti fshatin për varrezat dhe i siguroi që rreth Mana- stirit qenë varrezat e ushtarëve grekë të rënë në luftën e vitit 1940-41, si dhe i lejoi të gërmo- nin. Mua, më njoftuan si prift i enorisë, pasi varret qenë në pronat e kishës dhe më kërkuan të bëja trisai dhe sipas traditës të mbaja për pak kohë në kishë eshtrat e nxjerra.
Punimet për zhvarrimet filluan pas Pashkëve dhe vazhduan rreth 35 ditë. Gjatë gërmimeve u gjendën sende ushtarake, mes të cilave edhe zbu- kurimet e uniformës së një oficeri të lartë grek. Njëri nga punëtorët, z. Altin Ballabani, kujtoi se ishin të arta dhe i përvetësoi dhe më pas filloi të gërmonte fshehtas edhe natën për të kërkuar
të gjente gjëra me vlerë. Për këtë e larguan nga puna personat që merreshin me gërmimet.
Pas kësaj, ai u kontaktua nga televizioni lokal dhe qarqe antiorthodhokse, që i kërkuan t’i tre- gonte ngjarje të ndryshuara siç u shkonin atyre për shtat. Filluan të shpifnin e të shanin, duke mohuar praninë e varreve të ushtarëve në manastir dhe gjithçka ia faturonin Kishës sonë dhe priftit të enorisë. Ndërkohë që gjatë gjithë kohës që bëheshin gërmimet shikoheshin nga gjithë banorët, pasi kisha është në mes të fshatit. Pra- në kishës ka qenë spitali i ushtrisë greke rreth 80-100 m nga shtëpia e Thoma Ballabanit
Pra, u ankua e foli vetëm një person i manipu- luar, pasi iu prekën interesat. Gjithashtu, iu bënë presion deri edhe policëve të zonës, që të anko- heshin dhe të shpifnin, si p.sh. se kisha nëpërmjet priftit paguante punëtorët, se këto eshtra nuk ishin të ushtarëve, por do shiteshin për të tilla etj.
Prokuroria bëri kontroll në kishën e Kryeen- gjëjve në Kutal, pasi atje qenë mbajtur eshtrat sepse qe më e sigurt se kisha në Kosinë. Kisha ndenji e mbyllur për 4-5 muaj me polici dhe pushoi çdo aktivitet. Edhe mua Prokuroria filloi të më hetonte si të pandehur për këtë çështje (nga data 5.6.2006). Por, pas hetimeve që u bënë, në datën 26.2.2007, Prokuroria e mbylli çështjen, pasi nuk u gjend ndonjë veprim i pa-
ligjshëm nga Kisha dhe nga unë si prift.
Për vërtetësinë e këtyre fakteve ka deklara- ta të firmosura të banorëve, të të moshuarve që i kanë jetuar ngjarjet, të punëtorëve dhe të kryeplakut, në mbrojtje të Kishës dhe të priftit të enorisë.
Këtë e dëshmon edhe fakti se gjatë zhvarri- meve gjendeshin fishekë, kopsa të xhaketave ushtarake, shoje këpucësh ushtarake, rripa mesi ushtarësh, dhrahmi të kohës së luftës etj. Madje edhe në kohën e regjimit komunist janë zhva- rrosur oficerë të lartë grekë dhe i kanë marrë eshtrat. Një pjesë e këtyre varrezave është pri- shur kur u ndërtua shkolla dhe kur u bë kanali i ujit aty afër, në vitin 2004 (fëmijët asokohe lu- anin me eshtrat dhe me kafkat e ushtarëve gre- kë si top futbolli dhe nuk u ankua njeri!). Nga ana lindore, rreth 50-60 m janë varrezat e vjetra të fshatit, ka dhe oborre shtëpie.
Sot eshtrat e ushtarëve grekë ndodhen në varrezat e Kosinës, në një godinë të vogël. Këto i mori Kryetari i Komunës vetëm për të fituar 12 milionë lekë nga shteti. Ai ka mbajtur qëndrim shumë negativ për këtë histori (megjithëse ishte po komuna që i autorizoi zhvarrimet), vetëm e vetëm për të përfituar karrierë politike, madje është përpjekur të prishë deri edhe rrethimin e pronës së kishës.