EmailFacebookKontakt

E vetmja përgjigje!

t vetmja përgjigje!
Një pediatër i famshëm
zbaton një kurë te qëndrue-
shme me sukses për foshnje të
dobëta e anemike. Kur shikon
se, megjithë përkujdesjen tje-
tër mbeten të dobët dhe nuk
fitojnë peshë, duke u rritur u
jep ketë porosi motrave : “ Kë-
saj foshnje t’i flisini më shumë,
t’i tregoni më shumë dhemb-
shuri, çdo dy orë të lozni me të
me shumë dashuri”. Kjo recetë
e dashurisë vërtetohet se është
e mrekullueshme.
Por, për dashurinë nuk kanë
nevojë vetëm foshnjet. Të
gjithë sa merren me njeriun
dhe me problemet e tij, kanë
me ketë përfundim: Shumë së-
mundje tek fëmijët, tek të ri-
njtë dhe tek të rriturit vijnë
nga që nuk u tregojmë dashu-
rinë që duhet.
U nevojitet, e kërkojnë, por
nuk e gjejnë. Njësoj vuajnë
trupërisht dhe shpirtërisht
edhe ata që pengojnë ose nuk
e shfaqin dashurinë, që Perë-
ndia u dërgon te tjerëve, duke
përdorur si vegla ata vetë. Ata
që sillen në mënyrë egoiste e
përbuzëse ndaj të tjerëve, qoftë
se ata janë prindër ose më-
sues. Sepse për dashurinë nuk
kanë nevojë vetëm të vegjlit,
por edhe ata që janë më të më-
dhenj.
Dashuria është cilësi ose veti
hyjnore, është freski dhe pë-
rkedhelje e qiellit, që të gjithë
ne mund të shpërndajmë va-
zhdimisht, në çdo skutë te jetës
sonë, tek prindërit tanë, që
vuajnë me të vërtetë, kur fë-
mijët e tyre nuk u sillen me
dhembshuri e me respekt, tek
vëllezërit tanë, tek miqtë, tek
bashkëpunëtorët, tek të njo.-
hurit, madje edhe tek armiqtë
tanë.
Dashuria nuk është thjesht
përgjigjja më e mirë për pro­
blemet më të shumta, që na
preokupojne ne ose të afermit
tanë. Eshtë e vetmja përgjigje.
Me dashurinë të gjitha këto
gjejnë zgjidhjen e tyre. Përveç
këtyre, me dashurinë bëhet
edhe jeta jonë e lehtë, e këna-
qshme, krijuese. Një falende-
rim i panderprerë dhe dhokso-
logji te Perëndia, që është Da­
shuria.
Le të mësojmë, pra, që të
duam dhe le të përpiqemi të
shpërndajmë me gadishmëri
dashurinë tonë. Ndihmojmë
veten, njerëzit tanë dhe’shoqë-
rinë.
Përgatiti: P. Xhuveli