Komuna e Çarshovës, në rrethin e Përmetit, është një nga trevat më të la- shta të zonës Përmet – Ersekë, e banuar nga një popullsi autoktone e besimit të krishterë orthodhoks në mbi 90%. Kjo trevë përbëhet nga 9 fshatra ekzistues si dhe nga 8 fshatra të brakti- sur në vite, për të cilët flasin sot rrënojat e tyre.
Historia e lashtë e këtyre fshatrave të besimit orthodhoks dëshmohet nga prania e 48 kishave.
Është karakteristike se çdo fshat ka pasur më shumë se tri kisha, përjashtuar fshatin e Çar- shovës me 13 kisha dhe 3 manastire.
Të dhënat historike si dhe ato të kodikëve kishtarë, të cilat kanë ekzistuar deri në vitet 1944-1948, tregojnë qartë ndërtimet e para në shek. IX-X në kohën e sundimit sllav në këto treva. Kjo dëshmohet edhe nga emrat sllavë të ngelur edhe sot si: kisha e Borodicës, Sadova, Radova, Martenica etj.
Më vonë, në shek XIII – XVII ndërtimi i kishave u shtua shumë në saje të investimeve të vetë fshatarëve si dhe emigrantëve të shumtë qe ka pasur kjo zonë.
Në vitin 1804 u ndërtua kisha e Shën Marisë në qendër të fshatit Çarshovë me përkujdesjen e Vasiliqisë, zonjës së Ali pashë Tepelenës, një nga kishat e rralla të zonës Përmet – Leskovik.
Ajo ka një sipërfaqe prej 120m2 me 9 kube
ceremonisë së përurimit
E shkuara dhe e sotmja
të pikturuara dhe gjithë pajisjet e tjera të një kishe moderne të stilit grek.
Më 1931, Theodhor Vangjeli, emigrant në Amerikë, ndërtoi kishën e Shën Kristoforit.
Sot, nga 48 kisha janë vetëm 8 të rikonstru- ktuara si dhe një e re, kisha e Shën Kozmait në qendër të fshatit, e inaguruar në vitin 2000.
Gjatë viteve 1908-1915 u shkatërruan shu- më kisha si dhe dy manastiret e vjetra, gjatë sundimit xhonturk dhe Luftës së Parë Botërore.
Në vitin 1959 janë gjetur shumë materiale, si kryqe, gurë të gdhendur me shenjtorë, pjesë ikonash, themele të këtyre kishave, etj… të cilat
u grumbulluan nga prifti i fshatit Koço Ha- xhi dhe iu dorëzuan muzeumit të Përmetit.
Po kështu gjatë viteve 1938-1945 u shkatërruan shumë kisha të tjera. Mbas vitit 1967, me mbylljen e kishave, në vendin tonë u bë një shkatërrim total jo vetëm i besimit, por edhe i të gjitha objekteve fetare, duke prishur e djegur ikonat, ikonostaset, librat kishtarë etj. Një pjesë e madhe e këtyre kishave u kthyen në stalla, depo plehu apo reparte ushtarake.
Mbas viteve 90 – të rilindi përsëri besimi. Me ardhjen e Kryepiskopit të parë pas shumë vitesh ateizmi, Fortlumturisë së Tij, Anastasit, Kisha Shqiptare u gjallërua përsëri. Në çdo fshat u rindërtuan kisha si ajo e Shën Kozmait në fshatin e Çarshovës. Epitrop Gjergji Haxhi