EmailFacebookKontakt

E Kremtja e Krishtlindjes – Palestinë

E Kremtja e Krishtlindjes sipas kalendarit Julian, u festua më 6 janar me madhështi edhe nga orthodhoksët palestinezë.

Aktivitetet kryesore me pjesëmarrje mjaft të gjerë përqëndruan në qytetin Jerusalem dhe në Rripin e Gazës.

Në Jerusalem, festimet u zhvilluan në Kishën monumentale “Ngjallja e Krishtit”, ku gjendet edhe varri i Tërëshenjtë i Zotit tonë Jisu Krisht. Liturgjinë Hyjnore, në prani të mijëra besimtarëve e kreu Fortlumturia e Tij, Patriku i Jerusalemit, Diodor.

Ndërsa në Rripin e Gazës bashkë me orthodhoksët palestinezë festoi edhe udhëheqësi i tyre, Jaser Arafati.

Interesimi i madh i palestinezëve për këto festime shpreh besimin e shpresat të mbështetura te Perëndia, për stabilitet e paqe në këtë rajon mjaft të munduar nga përplasjet kohëgjata.