EmailFacebookKontakt

E kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës në bregdet – Kryepiskopi Anastas në Manastirin dikur të famshëm të Shën Theodhorëve

E kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës në bregdet

Kryepiskopi Anastas në Manastirin
dikur të famshëm të Shën Theodhorëve

Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë, Imzot Anastasi, kreu Liturgjinë Hyjnore të Fjetjes së të Tërëshenjtës Mari në ambientet e manastirit të shenj- të, dikur të famshëm të Shën Theo- dhorëve, në afërsi të fshatit Dhërmi, në zonën e bregdetit.

Qindra besimtarë me përdë- llimtari fetare mbushën mjediset e manastirit dhe morën pjesë në

misterin e shenjtë me emocionin, që pranë tyre kishin Kryepiskopin Anastas. Akolluthitë dhe Liturgjia Hyjnore u kryen në ambient të ha- pur, sepse ende nuk janë restauruar kisha e manastirit dhe mjediset e tjera, të cilat ishin shndërruar në bazë ushtarake gjatë viteve të per- sekutimit ateist. Duke marrë shkas nga ky fakt, Kryepiskopi gjatë për- shëndetjes së besimtarëve tha, se

për dy arsye e zgjodhi atë vend për të celebruar panairin e së Tërë- shenjtës: së pari, për të theksuar me gjithë simbolikën faktin se Ortho- dhoksia ishte feja e shekujve për besimtarët e atyre zonave dhe së dyti, se ende vazhdon padrejtësia që ambiente të shenjta adhurimi ende nuk i janë dorëzuar Kishës Orthodhokse dhe bëhen objekt gra- bitjeje të pronës së paluajtshme.

Duke iu drejtuar besimtarëve të pranishëm, që e ndiqnin me shumë vëmendje, Kryepiskopi analizoi fenomenin e krizës ekonomike që mu- ndon rajonin, në veçanti Greqinë, ku jeton një numër i madh i besim- tarëve, por ndikon edhe këtu në vendin tonë.

Kriza është pasojë e korrupsio- nit, tha konkretisht Kryepiskopi, i (vijon në faqen 2)

15 Gusht, e kremtja e Fjetjes së të Tërëshenjtës

Kryepiskopi Anastas në Manastirin
dikur të famshëm të Shën Theodhorëve

(vijon nga faqja 1)
cili fillon gjithmonë nga personi dhe
shndërrohet në fenomen social. Dhe
korrupsioni ushqehet nga tri rrënjë:
babëzia dhe etja për pasuri, gënje-
shtra dhe shmangia nga pohimi i së
vërtetës, si edhe nga egocentrizmi.

Të tria këto rrënjë duhet që be- simtarët e krishterë Orthodhoksë të gjejnë fuqitë, përmes mësimit të Ungjillit, t’i shkulin, që të rigjallëro- het optimizmi dhe të largohet pasi- guria e frika nga e nesërmja.

Kryepiskopi theksoi pikërisht nevojën për optimizëm dhe shpresë, që do t’i gjejmë te personi i Nënës së Tërëshenjtë.

Kryepiskopi komunikoi gjitha- shtu se do të fillojë përpjekja për ringritjen e këtij manastiri të lashtë, ndërsa nga besimtarët kërkoi që gjithsecili të ringrejë tempullin e shpirtit, i cili, sikundër tha, ndonëse kanë kaluar 20 vjet mbetet shpesh- herë në gjendje të rrënuar, si mana- stiri ku gjendemi.

Besimtarët e zonës kishin kohë që prisnin me padurim të përshë- ndesin Kryepiskopin, të shprehin me çfarëdo mënyre mirënjohjen e tyre për gjithçka bën për Kishën tonë.

Duhet të theksohet fakti, se gjatë këtyre njëzet viteve të përpjekjes

së pandërprerë për ringritjen e Ki- shës Orthodhokse me kujdesin e drejtpërdrejtë të Kryepiskopit në krahinën e Himarës janë ringritur për nevojat e enorive kishat e tyre. Përmendim këtu atë të “Gjithë Shenjtorëve” në Himarë dhe Ma- nastiri i Shën Dhimitrit në Qeparo (ndërsa rrënjësisht janë restauruar gjashtë kisha të tjera qendrore). Gjithashtu është ngritur një godinë shkollore në territorin e kishës së Gjithë Shenjtorëve, për nevojat e komunitetit të atjeshëm.

Kryepiskopi vizitoi gjithashtu kishën e bukur të re që po përfu-

ndon në fshatin Lukovë dhe që nderohet në kujtim të Shën Atha- nasit dhe Shën Nifonit, që e ka ori- gjinën nga ai fshat.

Në fshatin Pllakë të Vurgut Kryepiskopi pati takim të përze- mërt me të gjithë banorët e këtij fshati, ku u vendos përfundimisht ndërtimi i kishës nga themelet për nevojat e enorisë. Me këtë rast nxiti besimtarët për më shumë autokritikë dhe pendesë.

Vizita e Kryepiskopit Anastas do të mbetet e paharruar për besim- tarët e gjithë zonave që vizitoi.

Korresp. i “Ngjallja”