E Diela e
E Diela e gjashtë përkujton shërimin e një njeriu që kishte lindur i verbër (Joani 9). Ne jemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arriti të shohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë. Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e tij hyjnore dhe i ka larë ato me ujin e pagëzimit.
(Joani 9:6-11)
Jisui përdori baltë me pështymë dhe i tha të verbrit të shkonte e të lahej në pellgun e Siloamit. Ai e bëri këtë në ditën e Sabatit, ditë në të cilën, të pështyrët, baltëbërja dhe larja ishin të ndaluara. Duke i shkelur këto ligje ri- tuale të Judejve, Jisui tregoi që Ai është me të vërtetë Zoti i Sabatit dhe, si i tillë, Ai është i barabartë me Perëndinë Atë, i Cili, sipas traditës judaike, është i vetmi që punon në ditën e Sabatit, duke drejtuar botën e tij.
të Verbrit
Pati një skandal në shërimin e të verbrit në ditën e Sabatit. Ai u nda nga sinagoga për shkak të besës së tij në Krishtin. E tëra Kisha e ndoqi këtë njeri në rrugën e saj, duke e ditur se ata që nuk e shohin Jisuin si Zot, janë me të vërtetë të verbër dhe mbeten në mëkatet e tyre (Joani 9:41). Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund ta shohin dhe ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet”.
(Joani 9:37)
I verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit, te ti vij, o Krishti im, porsi i verbri në Ungjill dhe i penduar thërras me lot: Ndritmë në të errët, o dritë e qiellit!
(Shkurtorja)