EmailFacebookKontakt

E Diela e të Verbrit

E Diela e gjashtë përkujton shërimin e një njeriu që kishte lindur i verbër (Joani 9). Ne jemi të identifikuar me këtë njeri, i cili arriti të shohë dhe ta njohë Jisuin si Birin e Perëndisë. Zoti i ka lyer sytë tanë me dorën e Tij hyjno- re dhe i ka larë ata me ujin e pagëzimit (Joani 9:6-11).

Pati një skandal në shërimin e të verbrit në ditën e Sabatit. Ai u nda nga sinagoga për shkak të besës së tij në Krishtin. E tërë Kisha e ndoqi këtë njeri në rrugën e saj, duke e ditur se ata që nuk e shohin Jisuin si Zot, janë me të vërtetë të verbër dhe mbeten në mëkatet e tyre (Joani 9:41). Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund ta shohin e ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “ti e ke parë; është pikërisht ai që po të flet” (Joani 9:37).

I verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit, tek Ty vij, o Krishti im, porsi i verbri në Ungjill dhe i penduar thërras me lot: Ndriçomë në të errët, o dritë e qiellit! (Shkurtorja).