E Diela e të Verbrit, 13 maj
E Diela e gjashtë përkujton shërimin e një njeriu
që kishte lindur i verbër (Joani 9). Ne jemi të
identifikuar me këtë njeri, i cili arriti të shohë dhe ta
njohë Jisuin si Birin e Perëndisë. Zoti i ka Iyer sytë
Një foto dhe disa kujtime të paharruara
tanë me dorën e tij hyjnore dhe i ka larë ato me ujin e
pagëzimit (Joani 9:6-11).
Jisui përdori baltë me pështymë dhe i tha të verbrit të
shkonte e të lahej në pellgun e Siloamit. Ai e bëri këtë
në ditën e Sabatit, ditë në të cilën, të pështyrët,
baltëbërja dhe larja ishin të ndaluara. Duke i shkelur
këto ligje rituale të Judenjve, Jisui tregoi që Ai është
me të vërtetë Zoti i Sabatit dhe, si i tillë, Ai është i
barabartë me Perëndinë Atë, i Cili, sipas traditës
Judaike, është i vetmi që punon në ditën e Sabatit,
duke drejtuar botën e tij.
Pati një skandal në shërimin e të verbrit në ditën e
Sabatif. Ai u nda nga sinagoga për shkak të besës së
tij në Krishtin. E tërë Kisha e ndoqi këtë njeri në rfugën
e saj, duke e ditur se ata që nuk e shohin Jisuin si Zot,
janë me të vërtetë të verbër dhe mbeten në mëkatet e
tyre (Joani 9:41). Të tjerët kanë dritën e jetës dhe mund
ta shohin dhe ta njohin Birin e Perëndisë, sepse “ti e
ke parë; është pikërisht ai që po të flet” (Joani
9:37).
I verbuar plotësisht, nga sytë e shpirtit, tek ty
vij, o Krishti im, porsi i verbri në Ungjill dhe i
penduar thërras me lot: Ndritmë në të errët, o dritë
e qiellit!
(Shkurtorja)