“Pak pika Gjaku dhe rikrijuan tërë krijimin”
Shën Grigor Theologu, Ligjëratat e Pashkës
E Diela e Shenjtë e Pashkës së Madhe
Pak përpara mes-
natës, fillon Vigjilja e
Pashkës. Në disa te-
kste kjo shërbesë qu-
het Shërbesa e Mes-
natës. Gjatë saj, Kisha
mbahet e ndriçuar
shumë pak. Sipas za-
konit të vjetër, mbas
Kanonit shuhen të
gjithë kandilet e Ki-
shës, përveç “Kandilit
të Pashuar” të altarit.
Pastaj fillon Shërbesa
e Dritës ose Shërbesa
e Ngjalljes. Prifti
është në altar. Ai merr
Qiriun e Pashkës dhe
e ndez në “Kandilin e
Pashuar”. Pastaj me
qiriun në dorë ai del
tek Dyert e Bukura,
duke kënduar: “Ejani
e merrni dritë, prej
dritës që s’perëndon,
edhe lavdëroni Kri-
shtin, që u ngjall së
vdekurish”.
Në mesnatë fillon
procesioni i Pashkës.
Populli del nga Kisha,
duke kënduar:
Ngjalljen Tënde
o Krisht Shpëtimtar,
Engjëjt në qiell e
himnojnë; vlerësona
edhe ne përmbi dhe-
në, me zemër të pa
ster Ty të lavdëro-
jmë.
Ky procesion i të
krishterëve gjatë natës
së Pashkës të kujton
procesionin pagëzimor,
prej errësirës dhe vde-
kjes së kësaj bote në
dritën dhe jetën e
Mbretërisë së Perëndi-
së, që kryhej në Kishën
e vjetër. Ky është pro
cesioni i kalimit të she-
njtë, prej vdekjes në
jetë, prej tokës në qiell,
prej kësaj jete në atë
atë që të do vijë dhe që
është pa mbarim. Pa
staj këndohet Ungjilli.
Tashmë është zakon që
Ungjilli i Ngjalljes të
këndohet në një vend të
caktuar jashtë Kishës.
Në se kjo nuk është e
mundur, procesioni
kthehet në Kishë dhe
Ungjilli këndohet në
dyert qëndrore të na-
rteksit. Mbasi prifti
thotë me zë të lartë
“Lavdi Trinisë së She-^
njtë së bashkëqen-
shme…”, këndohet për
herë të parë Tropari i
Pashkës, së bashku me
vargjet e Psalmit 68,
me të cilët do të fillojnë
të gjitha shërbesat e
kishës gjatë periudhës
së Pashkës.
Krishti u ngjall
së vdekurish, me vde
kje vdekjen shkeli
dhe të varrosurve
jetën iu fall (Tropari).
Pastaj, populli ri-
hyn në Kishë dhe va-
zhdon Shërbesa e
Mëngjesores së Pa-
shkës, e cila këndohet
e gjitha.
Himnet e Kanonit
të Ngjalljes së Krishtit,
atribuar shën Joan Da-
maskinit, këndohen me
troparin e festës dhe si
refrene që përsëriten
në mënyrë të vazhdu-
eshme. Kisha është
zbukuaruar me lule e
me drita. Veshjet janë
rrobat e ndritshme të
ngjalljes. Ikona e
Pashkës, që qëndron
në mes të Kishës, tre-
gon Krishtin, duke
shkatërruar dyert e
Hadhit dhe duke çli-
ruar Adamin e Evën
prej robërisë së vde
kjes. Ajo është imazhi i
Fitores, i “shkeljes së
vdekjes me vdekje”.
Vazhdon këndimi dhe
temjanisja e ikonave
dhe popullit, me thi-
rrjen e vazhdueshme të
kremtuesit: Krishti u
Vijon në faqen 8
E Diela e Shenjtë
e Pashkës së Madhe
Vijon nga faqja 7
ngjall! Besnikët i përgjigjen: Vërtet u ngjall!
Sot është dit’e Ngjalljes, ndriçohu o
popull. Pashka e Zotit, Pashka. Se Krishti,
Perëndia ynë, na shpuri prej vdekjes tek jeta,
prej dheut në qiell, duke kënduar këngën e
fitores: Krishti u ngjall së vdekurish!
(Kënga e parë e Kanonit të Pashkës)
Pas kanonit këndohen vargjet e pashkës dhe
në përfundim të Mëngjesores së Pashkës
këndohen Orët e Pashkës. Në përgjithësi, gjatë
shërbesave, asgjë nuk është vetëm thjesht e
lexuar – çdo gjë këndohet me meloditë e gëzuara
të festës.
Në mbarim të Orëve, para Liturgjisë Hyjnore,
kremtuesi shpall solemnisht të famshmin
Predikim të Pashkës të Shën Joan Gojartit…
Predikimi është një ftesë zyrtare, ofruar të gjithë
anëtarëve të Kishës, për të ardhur për të marrë
Kungatën e Shenjtë, për të marre pjesë në
Krishtin, Qengjin e Pashkës, tryeza e të cilit është
shtruar tani në mes të Kishës..
Mesha Hyjnore e Pashkës fillon menjëherë,
duke kënduar përsëri troparin e festës, me vargjet
e Psalmit 68. Vargje të veçantë nga psalmet
formojnë gjithashtu antifonet e Meshës, me anë
të cilave besnikët lavdërojnë shpëtimin e bërë nga
Perëndia.
Tropari përsëritet vazhdimisht. Në vend të
Himnit Trishenjtor thuhet “Sa u pagëzuat me
Krishtin, me Krishtin u veshët”.
Si Apostull këndohen nëntë vargjet e para të
Librit të Vepraue të Apostujve. Si Ungjill janë
shtatëmbëdhjetë vargjet e para të Ungjillit te
Shën Joanit.
Vazhdon Mesha e Shën Joan Gojartit, e cila
kurorëzohet në Kungimin e shenjtë, me Qengjin
e Pashkës, në banketin e tij në Mbretërinë e
Perëndisë. Përsëri e përsëri këndohet tropari i
Pashkës, ndërkohë që besnikët kungohen me atë
“që ishte i vdekur dhe është gjallë përsëri”
(Zbulesa 2:8).
Mëngjesorja e Pashkës dhe Liturgjia Hyjnore
kremtohen së bashku në orët e para të ditës së
parë të javës, me qëllim që t’i japë njerëzve
përvojën e “krijimit të ri” të botës dhe t’i lejojë
ata të hynë mistikërisht në Jeruzalemin e ri, i
cili shkëlqen përjetësisht me dritën e Krishtit,
duke mundur natën e vazhdueshme të të ligut
dhe, duke shkatërruar errësirën e kësaj bote
mëkatare dhe të vdekshme…