EmailFacebookKontakt

E Diela e Shën Thomait: Rigjetja e besimit

N

“ë çdo ditë të javës mbas Pa- shkës, e quajtur nga Kisha Java e Ndritshme, shërbesat pa- skale kremtohen me tërë shkëlqimin e tyre. Procesioni pagëzimor i Pa- shkës përsëritet çdo ditë. Dyert e Bukura të Hierores qëndrojnë të hapura. Gëzimi i Ngjalljes dhe dhu- rata e Mbretërisë së jetës së amshu- ar vazhdon me bollëk. Pastaj, në fund të javës, të shtunën në mbrë- mje kremtohet kujtimi i shfaqjes së Krishtit tek Apostulli Thoma “mbas tetë ditësh” (Joani 20:26).

Është e rëndësishme të vihet re, që numri tetë ka një kuptim simbo- lik në traditën shpirtërore judeo- -kristiane. Ai tregon diçka më tepër se sa plotësinë dhe përmbushjen; ai tregon Mbretërinë e Perëndisë dhe jetën e botës që vjen, meqenë-

se shtata është numri i kohës to- kësore. Sabati, dita e shtatë, është dita e bekuar e pushimit në këtë bo- të, dita e fundit e javës. “Dita e pa- rë e javës,” dita “mbas Sabatit”; the- ksuar në të gjithë Ungjijtë si dita e Ngjalljes së Krishtit (Marku 16:1, Ma- theu 28:1, Lluka 24:1, Joani 20:1,19) është pra “dita e tetë”, dita përtej kufijve të kësaj bote, dita që qëndron për jetën e botës së ardhshme, dita e pushimit të amshuar e Mbretërisë së Perëndisë. (Shih Hebrenjtë 4).

E Diela mbas Pashke, e quajtur e Diela e Dytë, është kështu dita e tetë e kremtimit paskal, dita e fundit e Javës së Ndritshme, Prandaj edhe është quajtur Antipashka, sepse ve- tëm në këtë ditë në Kishën e vjetër, të porsapagëzuarit i hiqnin rrobat e tyre të bardha të pagëzimit dhe hynin përsëri në jetën e kësaj bote.

Në shërbesat e Kishës i vihet theksi shfaqjes së Krishtit tek Apo-

stulli Thoma. Rëndësia e ditës vjen te ne nëpërmjet fjalëve të Ungjillit:

Pastaj i tha Thomait: “Vëre gishtin këtu dhe shiko duart e mia; dhe shtrije dorën e vëre në brinjën time; dhe mos u bëj i pabesë, por besëtar. Edhe Tho- mai u përgjigj e i tha: “Zoti im dhe Perëndia im!” Jisui i thotë: “Sepse më pe, besove. Lum ata që nuk panë dhe besuan” (Joani 20:27-29).

Ne nuk e kemi parë Krishtin me sytë fizikë dhe as e kemi prekur tru- pin e tij të ngjallur me duart tona, por në Shpirtin e Shenjtë ne e kemi parë dhe shijuar Fjalën e Jetës (I Joani 1:1-4) dhe kështu ne besojmë.

Në çdo shërbesë ditore deri në Ditën e Ngjitjes, Analipsit, ne kë- ndojmë troparin e Pashkës. Në se- cilën nga shërbesat e të Dielave pas Pashke, duke filluar me të Die- lën e Shën Thomait, ne këndojmë

kanonin dhe himnet e Pashkës dhe përsërisim kremtimin e “ditës së parë të javës”, në të cilën Krishti u ngjall së vdekurish. Këndimet e Apostullit janë prej Veprave të Apostujve, ku tregohet për të kri- shterët e parë, të cilët jetuan në Kungim me Zotin e Ngjallur. Kë- ndimet e Ungjillit janë nga Ungjilli i Shën Joanit, konsideruar nga shu- më, si një Ungjill që u shkruajt krye- sisht për ata që janë të porsapagë- zuar në jetën e re të Mbretërisë së Perëndisë, nëpërmjet vdekjes dhe rilindjes në Krishtin, në emër të Shën Trinisë. Arsyeja për këtë opinion që- ndron në faktin se të gjitha “shenjat”, siç quhen mrekullitë në Ungjillin e Shën Joanit, kanë të bëjnë me te- mat misterore që përfshijnë ujin, ve- rën dhe bukën. Kështu, secila nga të Dielat mbas të Dielës së Shën Thomait, me përjashtim të së tretës, i kushtohet kujtimit të njërës prej këtyre “shenjave”.