EmailFacebookKontakt

E Diela e Samaritanes

E Diela e pestë flet për një grua nga Samaria me të cilën Krishti foli në pusin e Jakovit (Joa- ni 4). Edhe këtu tema është për “ujin e gjallë” dhe njohjen e Jisuit si Mesia i Perëndisë (Joani 4:10-11; 25-26). Kjo na kujton për jetën tonë të re në atë, për pirjen tonë nga “uji i gjallë”, për adhurimin tonë të vërtetë të Perëndisë në kohën e krishterë mesianike, “në Frymë dhe në të Vërtetë” (Joani 4:23-24). Ne shohim

gjithashtu që shpëtimi i ofrohet të gjithëve: Judejve dhe Kombeve, burrave dhe grave, shenjtorëve dhe mëkatarëve.