EmailFacebookKontakt

E Diela e pestë e Kreshmëve / Maria e Egjiptit

Kisha na thekson pendimin e saj të pakonceptueshëm. Kremtohet edhe më 1 prill. Maria do të thotë zonjë, princeshë.

Pra hieromonaku shën Zosimai (4 prill) i kushtuar Perëndisë që foshnjë, u ushtrua për pak kohë në shpellë dhe për 53 vjet në manastir (shekulli i 6-të). Meqë kishte dëshi- rë të mësonte nga një njeri më i la- rtë se vetja, një engjëll e dërgoi në manastir të lumit Jordan.

Të hënën e Bardhë, d.m.th. di- tën e parë të Sarakostisë (të Kre- shmës së Madhe), murgjit largohe- shin nga manastiret dhe izoloheshin në shkretëtirë, për ushtrim më intensiv dhe ktheheshin të Dielën e Dafinave, për të kremtuar së bashku Pësimet Hyjnore (ndaj këtë të Diel psalet në mënyrë të përsë- ritur himni “Sot hiri i Shpirtit të Shenjtë na mblodhi edhe të gjithë

duke ngritur kryqin tënd themi: Ί bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, Hosana më të lartat”).

Kështu ndodhi që jeronti pa në një vend të largët një qenie njerë- zore të nxirë dhe kockë e lëkurë, me flokë krejt të bardha, që nisi të vrapojë.

Ai e ndoqi derisa pas lutjeve të tij ndaloi. Qe grua, madje me aftësi tejshikimi, sepse ajo e dinte emrin dhe funksionin e tij. Ai e nxiti shumë, derisa ajo foli:

Në moshën 12-vjeçare qe lar- guar fshehurazi nga prindërit, e tërhequr pas epsheve dhe për 17 vjet u jepej burrave të Aleksandri- së, pa marrë para… Lundroi për

në Jerusalem që të shkonte me bu- rra të tjerë, të huaj.

Në të kremten e Ngritjes së Kryqit të Nderuar, ajo u gjend bre- nda turmës së njerëzve që shtyhe- shin për t’iu falur Drurit të Tërë- shenjtë, por një forcë e padukshme nuk e lejonte gruan të hynte në Kishë. Erdhi në vete dhe duke vënë garant Hyjlindësen, premtoi se do të ndryshonte jetë. Atëherë mundi t’i falej Kryqit të Nderuar.

Që nga ajo kohë u ushtrua për dyzet vjet aty në shkretëtirë, pa parë asnjë njeri! Kreshmë e vuajtje të paimagjinueshme, vajtime e lutje.

Djalli e torturonte pa mëshirë për 17 vjet, d.m.th. aq sa kishte

jetuar në mëkat, duke i kujtuar jetën e kaluar. Arriti deri në atë pikë sa të këndonte pa dashje këngë ero- tike… Por pas kësaj periudhe u qe- tësua plotësisht.

Duke mbaruar rrëfimin, ajo iu lut avait që të vinte vitin tjetër të Enjten e Madhe për t’u kunguar, gjë që ndodhi pasi oshënarja kaloi lumin Jordan duke ecur mbi ujë!

Një vit më vonë oshënari e gjeti të vdekur. E varrosi po në atë vend me ndihmën e një luani, që ndoshta ishte miqësuar me gruan.

Më vonë fjeti edhe ai në manastir, në moshën njëqindvjeçare, pasi më parë ia tregoi jetën e asketes edhe patrikut të Jerusalemit, shën Sofronit (11 mars), i cili shkroi jetën e saj. Shpesh e lavdëron edhe shër- besa e së Enjtes së Kanonit të Madh.