Pas fillimit të Kreshmës së Pashkëve, e diela e parë pas saj, është e Diela e Orthodhoksisë. Ajo është e Kremtja e falënderimit për triumfin e Orthodhoksisë mbi ikonostaset. Por, si nisi kjo e kremte?
Në vitin 787, Perandoresha Irini, së bashku me Patrikun e Konstandinopojës, Tarasin thirrën në Nikea Sinodin e VII-të Ekumenik. Në të, 300 episkopët pjesëmarrës rivendosën përdorimin e ikonave dhe përcaktuan, se ikonave nuk u takon adhurim, por vetëm nderim. Adhurimi i takon vetëm Zotit.
Gjithashtu, Sinodi sqaroi, se vetë nderimi i takon asaj çka tregon ikona dhe jo imazhit dhe lëndës së saj.
Por, edhe pas këtij Sinodi rishpërtheu një periudhë përndjekjeje kundër ikonave. Ishte Perandoresha Theodhora, që rivendosi përfundimisht ikonat dhe nderimin për to, në një sinod që u mbajt në Konstandinopojë. Në të Dielën e parë të Kreshmëve të mëdha, më 11 mars 843, ikonat u rivendosën nëpër kisha me ceremoni madhështore.
Që nga ajo ditë Kisha jonë Orthodhokse e kremton këtë të diel, si “E Diela e Orthodhoksisë”, duke kujtuar jo vetëm rivendosjen e ikonave, por në përgjithësi fitoren e besimit të vërtetë mbi të gjitha herezitë.