EmailFacebookKontakt

E Diela e Miroprurëseve

E Diela e tretë mbas Pashke i kushtohet grave miroprurëse, të cilat u kujdesën për trupin e Shpëtimtarit në vdekjen e Tij dhe ishin dëshmita- ret e para të Ngjalljes së Tij. Të tre troparet e të Premtes së Zezë këndohen përsëri dhe for- mojnë temën e ditës:

Një engjëll u qëndroi para grave miro- prurëse dhe iu tha: Miroja është e për- shtatshme për të vdekurit, por Krishti e tregoi veten të çliruar nga prishja! Prandaj shpallni: Zoti u ngjall dhe i fal botës mëshirë e shpëtim.