E Diela e Katërt e Kreshmëve
Joani i Shkallës
Nëse librat bëhen të njohur dhe të afirmuar nga fama e autorit të tyre, në të kundërt, Shkalla e mre- kullueshme psikoanatomike i dha emër Joan Sinaitit dhe e bëri të famshëm. Do ishte i panjohur si shumë e shumë të tjerë…
U lind me sa duket në vitin 525, nuk dihet se ku. Që në moshën 16 – vjeçare kishte shumë kulturë (ndaj dhe quhet skolastik d.m.th. i ditur) dhe hyri në manastirin e Sinait nën urdhrat e ava Martirit, i cili vdiq pas pak vitesh.
Në moshën 19 – vjeçare, pasi kishte vizituar qendra manastiriale të Egjiptit, u tërhoq vetë në një shpellë në një shkretëtirë të largët, në Thola të Sinait. Aty u ushtrua për dyzet vjet, duke jetuar thjesht dhe pa ekzagjerime që të mos mbu-
rrej dhe përjetoi përvoja hyjnore.
Më pas e zgjodhën me zor igu- men të Sinait. Gjatë drekës pas fro- nëzimit të tij, ceremoninë e “drejton- te” një njeri misterioz, profeti i madh Moisi (4 shtator)!
Dikur lutja e tij solli shiun e shumëpritur, një herë tjetër çliroi një murg nga lufta trupore. Më parë kishte shpëtuar Moisiun, nxënësin e vetëm që kishte në shkretëtirë nga shtypja e një shkëmbi.
Kur disa ziliqarë e akuzuan si llafazan, ai i ndaloi predikimet e tij jetëdhënëse, por ishin pikërisht këta që iu lutën dhe ai i rifilloi.
Duke iu bindur mikut të tij Joan, igumen i Raithos, shenjti ko- mpozoi Shkallën, gëzimi dhe “un- gjilli” i murgjve, një tekst gjenial rrezatues, i pasur, me një bukuri letrare të paarritshme dhe një the- llësi të pallogaritshme, Psikologjia e Thellësisë (Etërit asketë e kishin gjurmuar shumë shekuj para nesh).
Si një veprim i çmuar për çdo besimtar, sepse i ngjan një aparati
radioskopik të shpirtit, u përkthye në shumë gjuhë, të vjetra e të reja.
Si një shkallë tjetër e Jakovit (Gjen. 28.12) lartëson drejt Qiellit me tridhjetë Fjalët-shkallë të saj. Fillon nga e ulëta, trajton ligësi dhe virtyte dhe përfundon në hyjnizimin nëpërmjet dashurisë. Mbyllet me Fjalën monumentale-shtesë drejtu- ar Bariut, d.m.th. udhëheqësit shpirtëror.
Oshënari fjeti më 30 mars, përsëri në shkretëtirë (600) pasi kishte hequr dorë si igumen dhe në vend të tij kishte vendosur vëllain e tij, Jorgon (festohet së bashku me Martirin e lartpërmendur të Mërku- rën e Ndritshme).
Shenjti kremtohet edhe ditën e fjetjes së tij pra, më 30 mars.