Festa e Hyrjes triumfale të Krishtit në Jerusalem, E Diela e Dafinave, është
një nga dymbëdhjetë festat e mëdha të Kishës. Shërbesat e kësaj të Diele pasojnë
direkt ato të së Shtunës së Llazarit. Kisha vazhdon të jetë e veshur me shkëlqimin
ngjallësor, e mbushur me himne që vazhdimisht përsërisin Hosana, blatuar Krishtit
si Mesia – Mbret, i Cili vjen në emrin e Perëndisë Atë, për shpëtimin e botës.
Tropari kryesor i së Dielës së Dafinave është i njëjti me atë të së Shtunës së Llazarit. Ai këndohet gjatë gjithë shërbesave dhe në Meshën Hyjnore është përdorur si antifoni i tretë, që pason vargje psalmorë të tjerë të veçantë, të cilët këndohen si antifone liturgjike në vend të atyre që këndohen normalisht. Tropari i dytë i festës, si edhe shkurtorja dhe himne e vargje të tjera, vazhdojnë të lavdërojnë manifestimin triumfal të Krishtit “gjashtë ditë para Pashkës”, kur ai do e jepte vetveten në Darkën dhe në Kryqin për jetën e botës.
Hiri i Shpirtit të Shenjtë na mblodhi sot; edhe të gjithë e ngremë kryqin dhe themi: I bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit, hosana në më të lartat! (Vargu i parë i Mbrëmësores).
U varrosëm me pagëzimin bashkë me ty, o Krisht Perëndia ynë, u vlerësuam për jetën pa vdekje me Ngjalljen tënde dhe të thërrasim me lavdi: Hosana në më të lartat, i bekuar është ai që vjen në emrin e Zotit! (Tropari i Dytë).
Në qiell si Mbret mbi fron, në dhenë si rob mbi pulisht, na je shfaqur, o Krisht Perëndi, prano lavdërimin e engjëjve dhe këngët e fëmijëve që këndojnë: I bekuar është ai që vjen të shpë- tojë Adamin! (Shkurtorja).
Në Mbrëmësoren e festës të së Dielës së Dafinave – profecitë nga Dhiata e Vjetër rreth Mesias-Mbret dhe Ungjilli i Mëngjesit tregon hyrjen e Krishtit në Jerusalem. Përpara ose pas meshës bëhet bekimi i degëve të gjelbra dhe pastaj ato iu shpërndahen besnikëve. Ata i mbajnë ato në duar, si shenjë e lavdërimit të Jisuit si Mbret e Shpëtimtar. Këto degë zakonisht janë palma ose dafina. Në mungesë të tyre mund të përdoren degë të tjera të gjelbra.
Kur populli mban nëpër duar degët dhe i këndon Zotit të Dielën e Dafinës, ata janë gjykuar së bashku me tur- mën e Jerusalemit. Sepse ishin të njëjtët zëra që i thirrën “Hosana” Krishtit dhe disa ditë më vonë thirrën për Krishtin tek Pilati “Kryqëzoje”. Kështu, në liturgjinë e Kishës jetët e njerëzve vazhdojnë të gjykohen kur ata e përshëndesin Krishtin me “degët e fitores” dhe hynë me Të në ditët e “pësimit të vullnetshëm”.