EmailFacebookKontakt

E Diela e Dafinave

Të Dielën që i paraprin Javës së Madhe e të Shenjtë (sivjet më 17 prill 2022), në të gjitha Kisha Orthodhokse kremtohet e Diela e Dafinave (ose e Palmave). Kjo e kremte e gëzueshme lajmëron triumfin e Mbretërisë së Perëndisë. Hyrja e Krishtit në Jerusalem është hyrja martirike për në jetën pa mbarim drejt Perëndisë. Edhe për pak ditë do të martirizohet dhe do të vdesë në kryq, për të mposhtur vdekjen dhe për të dhuruar jetën me ngjalljen e Tij. Ne e dimë se Mbretëria është në rrugën e Tij për në Golgotha, në kryqëzimin, brenda në varr dhe në Ngjallje.

Kjo është një e kremte e gëzuar, e cila u festua me hare në të gjitha kishat kryesore të Kryepiskopatës dhe të Mitropolive. Në Tiranë, Liturgjia Hyjnore u krye në të gjitha kishat. Në Katedralen “Ngjallja e Krishtit”, Mesha u krye nga Kryepiskopi Anastas bashkë me Mitropolitin e Amantias Nathanailin, dhe klerikë të kryeqytetit.

E Mërkura e Madhe – Misteri i Vajimit të Shenjtë (Efqelia)

Shërbesa e Vajimit mblodhi përsëri besimtarë të shumtë në të gjitha kishat.

E Premtja e Madhe – Vajtimet dhe Epitafi

Procesioni i Epitafit mblodhi mijëra njerëz në Tiranë dhe qendrat e Mitropolive.