“Kur Shën Kozmai ka ecur në këto vende nuk kanë qenë kohë të lehta. Përkundrazi kishte filluar njerëzit të linin besimin e tyre tradicional orthodhoks, sepse presionet kanë qenë të mëdha ose e këmbenin atë me pak më shumë mirëqenie materiale. Prandaj Shën Kozmai, me flakën e besimit tek Zoti ynë Iisu Krisht, la manastirin e tij në Malin e Shenjtë, me bindjen se në kohën kur shpëtimi i mijëra njerëzve ishte vënë në kërcënim çfarë kuptim do të kishin lutjet për shpëtimin e tij personal. Njerëzit këtu aq shumë e dashuruan, se ishin të etur për fjalën e Perëndisë. E deshën njerëzit e vuajtur, sepse sikundër edhe sot kanë aq shumë nevojë për të vërtetën, kanë aq shumë nevojë për mbështetje shpirtërore për kapërcimin e problemeve sociale.”
(Nga predikimi i Kryepiskopit Anastas më 24 gusht, në Kolkondas.)