EmailFacebookKontakt

Dy rremat

Dy rremat
Njëherë, një Skocez kishte një varkë
dhe transportonte udhëtarët përmes një
liqeni të Skocisë. Ai kishte gdhendur tek
të dy rremat fjalët: “Besim” dhe “Vepra”.
Një udhëtar e pyeti njëherë se ç’kuptim
kishin ato fjalë. Ai e mori njërën rremë,
ku ishte gdhendur fjala
“Besim” dhe ja jep
udhëtarit, duke i thënë:
-Tani jepi varkës! Varka
filloi të lëvizte, duke u
anuar e u rrotulluar. Më
pas, i thotë: Merre edhe
rremën tjetër, atë ku është
gdhendur fj ala “Vepra” dhe
jepi fort me të dyj’a.
Atëherë, varka filloi të
lëvizte shpejt dhe e sigurt.
Pra, nga kjo histori
mbërrijmë në konkluzionin
se: “Besimi pa vepra nuk
është asgjë.”