EmailFacebookKontakt

Dy manastire të së Tërëshenjtës që rrinë pranë njëri-tjetrit në bregdet

E lëmë rrugën automobilistike Nivicë-Sarandë dhe futemi në një rrugë të porsahapur e të shtruar me çakëll, ku ndihet zhurma e maki- nerive që punojnë për rrugën deri në gjirin e Kakomesë. Në një kthe- së shfaqet Manastiri i së Tërë- shenjtës, i cili është ndërtuar paksa në brendësi të gjirit, në një nga vendet më piktoreske të bregdetit, larg nga qendrat e banuara (fshati me i afërt është Nivica, rreth dy orë larg me këmbë). Me vështirësi ngjitemi gjer në sheshin që ndo- dhet përpara manastirit, duke çarë përmes bimësive të shumta që kanë zënë rrugën. Në manastir duket qartë që koha ka bërë të vetën.

Kompleksi i manastirit përbë- het nga kisha (katholikoni) dhe nga konaket që e rrethojnë. Nga këto, vlera të veçanta arkitektonike kanë dy ndërtesa: kulla e manastirit dhe konakët.

Së pari, na bie në sy dëmtimi i narteksit, i cili ka ngelur pa çatinë e tij. Më pas shohim që harqet e hajatit në të dyja katet janë shkatë- rruar pothuaj plotësisht, si dhe që perveç naosit, nuk shohim asgjë tjetër të mbuluar me çati. Duke iu referuar fotove të arkivës së vjetër, të vjen keq që dëmtimet kanë ndo- dhur në këta njëzet vitet e fundit.

Si pozita ashtu dhe niveli arki- tektoniko-konstruktiv i ndërtime- ve që kanë mbetur, dëshmojnë për rëndësinë dhe vlerat e manastirit. Sipas mbishkrimit, kisha është pik- turuar në vitin 1672 nga piktor Mihali nga Zerma, i njëjti mjeshtër që ka pikturuar dhe në kishën e manastirit të Kamenos, pranë Del- vinës. Piktura murale duket shumë e dëmtuar jo më shumë nga koha sesa nga gërvishtjet e njerëzve, të cilët kanë lënë aty të gjithë infor- macionin e duhur, duke mos ditur se çfarë dëmi i kanë sjellë vlerave të këtij manastiri. Kisha përbëhet nga naosi dhe hajati në anën perë- ndimore. Naosi është i tipit në for- më kryqi me kupolë, triapsidal, me përmasa të brendshme 6.80×3.70m.

Në kompozimin e jashtëm, pa- mjet janë tepër të gjalla dhe me vari- acione. Muret, të zhveshura nga përpunimi dekorativ, përfundojnë me korniza të thjeshta prej guri. Çatia është e mbuluar me tjegulla.

Pjesa e konakëve të manastirit na paraqet vlera tipologjike dhe arkitektonike. Ata marrin dritë dhe e kanë fushëpamjen në orientimin lindje-jug-perëndim dhe kanë një hapësirë të brendshme shumë të organizuar. Në qoshen lindore të oborrit, në pikën më të lartë të tij, ngrihet një kullë trekatëshe tradi- cionale për manastiret, ku ende duken qartë hapësirat e ngushta të ndriçimit dhe frëngjitë e shumta për mbrojtje.

Manastiri është i rrethuar me mure të larta guri dhe porta e hyr-

jes, që është me pamje nga gjiri, është e mbrojtur mirë.

Është një nga manastiret më të

dëgjuara në të gjithë krahinën për frekuentimin, rëndësinë shpirtë- rore dhe kulturore të tij. Ka gjitha- shtu dhe vlera ambientale, i ndo- dhur pranë një prej gjireve më piktoreskë të bregdedit të detit Jon.

E lëmë manastirin e Kakomesë në qetësinë e tij disashekullore dhe zbresim në drejtim të bregut, duke shpresuar shumë që të ruhet kjo qetësi edhe kur gjiri të jetë popu- lluar nga ndërtimet komerciale, që do të fillojnë së shpejti.

Mezi gjejmë monopatin e ha- rruar prej vitesh dhe nisemi më këmbë për të vizituar një manastir tjetër të së Tërëshenjtës, atë të Kro- rëzit. Ecim më këmbë në monopatin e ngushtë, duke parë peizazhet që shfaqen një nga një në mënyrë të papërsëritshme. Gjiri i Kakomesë zhduket pak nga pak dhe ia lë vendin atij të Krorëzit. Pothuajse

mbas një ore udhëtim shohim nga larg siluetën e ndërtimeve të manastirit, që rri në një harmoni të mre- kullueshme me gjelbërimin që e rrethon. Hyjmë në manastir dhe përnjëherë të bie në sy katholikoni, që shpejt të kujtohet nga imazhi i kapakut të librit “Kishat Pasbiza- ntine në Shqipërinë e Jugut” me autor prof. dr. Pirro Thomo.

Eshtë ndërtuar mbi një breg shkëmbor, që duket si një ballkon natyror, i ndërtuar enkas për manastirin, në një pozitë natyrore të mbrojtur dhe njëkohësisht piktoreske, hapet një pamje e gjerë peizazhi bregdetar.

Kisha, që ndodhet në qendër të manastirit, është pikturuar në vitin 1692 dhe është e tipit në formë kryqi me kupolë, dhe kjo e fundit lartësohet mbi një tambur të lartë.

Nga ndërtesa (konaku) me gar- dak, të cilën e kujtojmë nga fotot e vjetra, kanë ngelur vetëm muret e gurit dhe është shkatërruar plotë- sisht pjesa e çardakut nga perë- ndimi.

Në pjesën jugperëndimore të oborrit të manastirit ndodhet kulla 3 katëshe. Në të duken akoma rrënojat e dyshemeve të kateve dhe në fasadën nga porta mbi derën kryesore duket çarja që shërbente për të derdhur ujin e nxehtë.

Stera, e cila ndodhet pranë ki- shës (në veri të saj) është harmoni- zuar shumë mirë me sistemin e ullu- qeve që mbledhin ujërat e shiut.

Si dhe në manastirin e Kako- mesë, piktura këtu është akoma më shumë e dëmtuar nga mbishkrimet e njerëzve ndër vite, duke ditur shumë mirë që ky manastir është një monument kulture dhe ka qenë i ruajtur nga shteti.

I ulur në shkallët e gurta të kullës, me një fushëpamje të mah- nitshme arrin të përjetosh atë që ka përjetuar çdo murg i këtij manastiri shekuj më parë. Larg qyte- tërimit, me një qetësi absolute dhe një komboskin në dorë, i rrethuar nga mrekullitë e bëra nga Perëndia një besimtar ndjen një energji të brendshme për t’u lutur.

Largohemi nga manastiri i së Tërëshenjtës për të marrë rrugën e kthimit, duke mos harruar asnjë- herë atë që lamë pas.

Përgatiti për Bërthamën e Trashëglmisë Kulturore Gentian (Joan) Stratobërdha