EmailFacebookKontakt

Dy episkopë të rinj në Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë

Pas propozimit të Këshillit Kle- riko-laik, siç e përcakton Statuti i ri i Kishës sonë, të enjten, 19 janar 2012, në mbledhjen e tij Sinodi i Shenjtë i Kishës Orthodhokse Auto- qefale të Shqipërisë, zgjodhi dy episkopë të rinj titullarë. Me këto dy dorëzime Sinodi i Shenjtë i Ki- shës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë përbëhet për herë të parë në historinë tij nga 8 anëtarë.

Në bazë të Statutit të Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipë- risë (nenet 17,18), Sinodi i Shenjtë vendosi me vota unanime si Epi- skop të Episkopatës dikur të ndrit- shme të Amantias, arkimandritin Nathanail dhe si Episkop të Episko- patës dikur të ndritshme të Bylisit, arkimandritin Asti. Atajanë anëtarë titullarë me të drejta të plota të Sinodit të Shenjtë (Neni 18 i Statutit: Sipas nevojave të Kishës është e mundur të zgjidhen nga Sinodi i Shenjtë Episkopë titullarë aktivë me detyra të caktuara. Këta quhen kryepriftërinj në shërbim aktiv dhe marrin pjesë në Sino- din e Shenjtë.). Kështu, episkopët e rinj do të mbulojnë sektorë të caktuar të jetës kishtare. Hirësi Nathanaili, “Mbikëqyrjen e pasu- risë së Manastireve” dhe Hirësi Asti, “Diakoninë Apostolike” (Shërbimin Apostullor).

Në datën 21 janar 2012, e shtu- në, u krye nga Kryepiskopi Anastas,

me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, Shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Nathanailit, në Kishën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyjlindëses”, në Tiranë.

Gjithashtu në datën 22 janar, e diel, u krye nga Kryepiskopi Anastas, me pjesëmarrjen e gjithë Sinodit të Shenjtë, Shërbesa e dorëzimit në episkop e Arkimandrit Astit, në Ki- shën Katedrale “Ungjillëzimi i Hyj- lindëses”, në Tiranë.

Në të dy këto dorëzime morën pjesë edhe shumë klerikë nga Kryepiskopata e Tiranës, nga Mi- tropolia e Gjirokastrës dhe nga Mi- tropolitë e tjera, familjarë, miq, ba- shkëpunëtorë e besimtarë të shum- të, nxënës e mësues të shkollave kishtare etj., të cilët uruan nga ze- mra “Aksios – I denjë!”.